Flash

Situatë e rëndë në Itali, 107 të vdekur nga koronavirusi

Lapsi.al 4 March 2020
Situatë e rëndë në Itali, 107 të vdekur nga

Ka arritur në 107 numri i viktimave të prekur nga koronavirusi në Itali. Autoritetet italiane kanë publikuar të dhënat e fundit zyrtare të përditësuar deri më ora 17.00 të datës 4 mars 2020.

Numri i personave të infektuar në Itali ka arritur në 3089, 276 prej tyre janë shëruar nga virusi.

Numri i pacientëve të shtruar në repartin e terapisë intensive është aktualisht 295, 1346 po kurohen në struktura spitalore e 1065 në kushtet e shtëpisë.

Numrin më të lartë të personave të infektuar e ka rajoni i Lombardisë me 1820 raste dhe ku janë verifikuar dhe 73 viktima.

Më pas vjen rajoni i Emilia Romagna me 544 të infektuar dhe ku janë regjistruar 22 viktima e rajoni i Venetos me 360 raste e 6 viktima.

Deri më tani në nivel kombëtar në Itali janë kryer 28837 tampone për të analizuar infektimin apo jo nga ky virus.

Valle d’Aosta është i vetmi rajon italian ku nuk është verifikuar asnjë rast me koronavirus.

Ndërsa në rajonet Kalabri, Basilicata e Bolzano janë verifikuar vetëm 1 rast.

Qeveria italiane pritet të zyrtarizoj një draft ligj të ri masash drastike për të përballuar emergjencën e koronavirusit që ka përfshirë vendin.

Gjatë ditës së sotme, është mbajtur një mbledhje urgjente e qeverisë Conte ku sipas agjensive vendase të informacionit është marrë vendimi i mbylljes së shkollave të të gjitha cikleve në nivel kombëtar.

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka informuar se do të mbajë gjatë mbrëmjes së sotme një konferencë mediatike për të informuar mbi masat e reja të marra nga qeveria.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI