Flash

SHBA sërish kundër Metës? Yuri Kim takim 'kokë më kokë' me Etilda Gjonajn

Lapsi.al 4 March 2020
SHBA sërish kundër Metës? Yuri Kim takim 'kokë më

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim dy orësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Takimin kokë më kokë e ka konfirmuar vetë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim pas interesimit të Euronews Albania pranë selisë diplomatike në Tiranë.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim konfirmoi se kishte zhvilluar një takim dy-orësh me ministren Gjonaj.

Diplomatja amerikane pohoi se e kishte nxitur ministen Gjonaj të vazhdonte të njëjtin kurs të Reformës në Drejtësi.

Ky takim vjen pas akuzave dhe përplasjes së fortë që Etilda Gjonaj ka patur me Presidentin Ilir Meta.

Kreu i shtetit i ka kërkuar publikisht ministres Etilda Gjonaj të dorëhiqet, ndërkohë që e ka kallëzuar atë penalisht pranë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Ndërkohë në përfundim të protestës, ambasadorja amerikane lëshoi qartas një mesazh kundër presidentit Ilir Meta kur shprehu habinë për flamurin e SHBA që ai mbante në protestë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI