Flash

Pse nuk ka asnjë rast me koronavirus në Shqipëri? Flet i dërguari i OBSH në Tiranë

Lapsi.al 4 March 2020
Pse nuk ka asnjë rast me koronavirus në Shqipëri? Flet i

Raul Gonzales, drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë, i pranishëm në mbledhjen e Task Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin ka tentuar t’i japë përgjigje pyetjes që ka sot çdo shqiptar: Si ka mundësi që në vendin tonë nuk ka ende asnjë person nga koronavirusi.

Ai u shpreh se në lidhje me këtë virus e gjithë Bota është duke studiuar dhe se nuk kishte një përgjigje të prerë. Gonzales shtoi se shqiptarët duhet të besojnë të institucionet më shumë se sa te informacionet e rreme që qarkullojnë.

“Unë ju kërkoj të keni besim tek institucionet dhe ekspertët. Ka shumë për të thënë në lidhje me këtë pyetje që ju keni. Para 2 javësh në vendin tim (Spanjë) kemi hasur raste me këtë virus. Por pse ndodh që në Shqipëri nuk ka? Ne ende jemi duke studiuar. Njerëzit e prekur në vendin tim nuk kishin qenë as në Itali dhe as në Kinë. Ne ditë pas dite po mësojmë më shumë mbi këtë virus, po mbledhim informacione nga të gjitha rastet në të gjitha vendet e prekura. Ne duhet t’i shmangemi keqinformimit apo fake news, duhet të kemi besim te institucionet tona të mos shpërndajmë lajme të rreme që i bëjnë keq shëndetit dhe ekonomisë së vendit. Ne po punojmë ngushtësisht me qeverinë shqiptare në këtë drejtim”,- u shpreh i dërguari i OBSH-së.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI