Flash

Përplasja virtuale mes Alba Danaj dhe Jonida Maliqit përfundon në gjyq

Lapsi.al 4 March 2020
Përplasja virtuale mes Alba Danaj dhe Jonida Maliqit përfundon në

Përplasja virtuale mes ish dy mikeshave përfundon në gjyq. Ditën e djeshme Alba Danaj ironizoi  Jonida Maliqin pas një deklarate të kësaj të fundit kur fliste për trendet më të fundit të modës.  Ish-mikeshja e fëmijërisë, Alba, e cilësoi këbgëtaren si fasadë.

“Hahaha se në fakt u këpute duke blerë të mëdha. Laj borxhet e atyre që ke mi fasadë dhe pastaj fol e komento për çanta. Mjerë në duart e kujt ka ngelur opinioni për modën”, shkruante Alba në postimin e saj në InstaStory.

Por dhe një repikë nga Jonida nuk mungoi edhe pse në mënyrë indirekte.

“Urrejtja nuk është gjëja më e rrezikshme, indiferenca është”, thoshte Jonida ndër të tjera.

Pas bujës së madhe, burime për “Tiranapost”, bëjnë me dije se këngëtarja shqiptare është e prekur nga lajmet dhe rëndësia që i kanë dhënë fjalëve të Albës, megjithatë për këtë çështje nuk ka ndërmend të flasë pasi do lërë avokatin e saj të merret. Ajo do e lërë në dorë të ligjit dhe me sa duket këngëtarja do të hedhë në gjyq mikeshën e saj.Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur midis mikeshave, megjithatë Alba përpiqet që në çdo postim që bëhet në rrjetet sociale lidhur me Jonidën, të bëjë një koment ofendues për të.

“Tiranapost” ka vënë re edhe rastin e një fotoje të publikuar nga Olti Curri.

“Jonida Maliqi nuk do të jetë më pjesë e jurisë së ADC-së? Çfarë do të ndodhë në episodin e sotëm?”,  shkruante Olti.

 “Përveç teje që paske qenë keq për të kujt po i plas…”, komenton Alba.

“Juve shoqërisë së ngushtë”, ia ka kthyer Olti Curri.

Të këshilluara

Ozzy Osbourne pendohet për tradhëtitë

Ozzy Osborne ka thënë se kishte menduar që do të vdiste pasi ishte rrëzuar në shtëpinë e tij në Los Angeles vite më parë dhe e kishte lënduar qafën. Në një i...

19:18

Loredana zbulon projektin e fundit

Loredana është një nga reperet më të komentuara të momentit. Pasi rrëmbeu një tjetër trofe pak ditë më parë, ajo ka zbuluar se ditën e enjte në orën 23:59 do të...

19:10

Vdekja e Kobe Bryant, në hetim 8 policë

Tetë policë të qarkut të Los Angeles do të përballen me një hetim disiplinor për shpërndarjen e fotove të frikshme të marra nga skena e rrëzimit të helikopterit...

18:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI