Flash

Helmimi në Fier/ Deklarata shokuese e nxënësit: Na thanë që ishte stërvitje

Lapsi.al 4 March 2020
Helmimi në Fier/ Deklarata shokuese e nxënësit: Na thanë

Ndërsa janë të paqarta shkaqet e helmimit të gjimnazistëve në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, vijnë edhe deklaratat e para nga vetë nxënësit.

Njëri prej tyre tregoi për News 24 se në shkollë ishte hapur lajmi për një alarm fals, për një stërvitje apo eksperimet që do të tregonte se si do të reagonin nxënësit.

“Ishim në pushim të gjatë, erdhëm në oborr kur sapo hymë në shkollë i pamë të tjerët që të dilnin të shqetësuar. Na thanë që është alarm fals, nuk na lanë të hyjmë brenda, na thanë që ishte një stërvitje se si do reagonim ne në raste emergjente. Nxënësit janë të traumatizuar si të shokuar. Kjo u hap nga nxënësit, edhe mësuesit ishin të shpërndarë për t’ju ardhur në ndihmë nxënësve me më shumë probleme” - u shpreh nxënësi.

Lexo më tej: 

Pamje të rënda/ Helmohen 30 nxënës në Fier 

Ai tha ndër të tjera se nxënësit kishin probleme në frymëmarrje, marrje mendsh dhe debulesë të përgjithshme.

Kujtojmë se deri më tani mbi 30 nxënës kanë shfaqur probleme e janë transportuar me ambulanca e makina private drejt spitalit.

Vetëm një javë më parë 6 nxënës të kësaj shkolle u helmuan në laboratorin e orës së Kimisë, për shkak të një reaksioni kimik.

Të këshilluara

Mblidhet sot KLP, çfarë vendimesh do merren

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot në orën 11:00 për një orë. Gjatë mbledhjes së sotme pritet të miratohet projektaktit për komandimin e magjistrates M...

10:40

Freedom House: Demokracia 14 vjet në rënie

Organizata Freedom House thotë se demokracitë e konsoliduara janë në rënie, ndërsa bota për të 14-in vit radhaz përjetoi përkeqësim të të drejtave politike dhe ...

10:19

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI