Drejtoresha e gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier ka reaguar në lidhje me helmimin e 30 nxwnwsve ditwn e sotme.
Pamje të rënda/ Helmohen 30 nxënës në Fier
Ajo konfirmoi se në shkollë është hedhur një lëndë ende e papërcaktuar nga një nxënës, sikurse dyshon policia, situatë kjo e përsëritur për herë të dytë.
“Jemi shumë të shqetësuar, është hedhur një lëndë, nuk po gjendet se çfarë, edhe ekspertët nuk e kanë gjetur ende se çfarë është. Kjo shkakton djegie dhe gjendje debulese”, tha ajo ndërsa shtoi, “E njëjta situatë ka ndodhur edhe para 3 ditësh, ndodhi sërish sot, është një rast i përsëritur. Fëmija që e hodhi është minoren, policia po merret me të, ai është një fëmijë që e ka përjetuar keq”,- sqaroi ajo.
Ndërsa në lidhje me deklaratën e nxënësit për një eksperimet të mundshëm, drejtoresha deklaroi se ju kishin thënë pikërisht ashtu që të mos krijonin më shumë panik se sa kishte krijuar vetë ngjarja." - u shpreh drejtoresha.
Lexo më tej: Helmimi në Fier/ Deklarata shokuese e nxënësit: Na thanë që ishte stërvitje
"Unë po them që situatua është menaxhur nga gjithë stafi, nxënësve ju thamë që është provë, erksperimet që të mos traumatizoheshin e të mos përhapnin më shumë panik”, deklaroi ajo ndër të tjera.