Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

“U ngute Zonja Ambasadore!”, ish-drejtori i VOA-s për Euro-Azinë: Mos e diskurajoni përdorimin e flamurit amerikan në trojet shqiptare

Lapsi.al 3 March 2020
“U ngute Zonja Ambasadore!”, ish-drejtori i VOA-s për

Frank Shkreli letër ambasadores së SHBA Yuri Kim 

Ish- Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë dhe ish-anëtar i delegacionit të parë të DASH më 1991 që hapën ambasadën e SHBA-ve: Znj.Ambasadore, ne shqiptaro-amerikanët, kemi pritur 50-vjet për valvitjen e Flamurit të SHBA në Shqipëri. Lotët e para të mia, kur kam vizituar Shqipërinë ishin në momentin kur vendosëm flamurin në makinën tonë diplomatike. Për Flamurin e Amerikës tonë të dashur në kohën e regjimit komunist shqiptarët futeshin në burg.

U ngute Zonja Ambasadore! Ne shqiptaro-amerikanët, kemi pritur për 50-vjet për valvitjen e Flamurit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe në çdo kënd të trojeve shqiptare. Ke vetëm disa javë në detyrë, por mos u habit fare se, ndoshta nuk e keni venë re ende, por flamuri  amerikan valvitet gjithë andej dhe kudo në Shqipëri, në Kosovë dhe gjetkë.

Lotët e para të mia kur kam vizituar Shqipërinë me delegacionin e parë të Departamentit Amerikan Shtetit në mars/prill, 1991, ishin pikërisht në momentin kur për herë të parë vendosëm flamurin amerikan në makinën tonë diplomatike me të cilën udhëtuam anë e mbanë Shqipërisë, në atë kohë.

Nuk qava nga mjerimi në të cilin e kishte sjellë komunizmi Shqipërinë e para-ardhësve të mi, por qava se më në fund Flamuri i vendit tim, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po valvitej i lirë në tokën e të parëve të mi.

Ju lutem mos e diskurajoni përdorimin e flamurit amerikan në trojet shqiptare, madje edhe në manifestime të tilla, paqësore.  Flamuri amerikan vetëm të mira i ka sjellur atij kombi. Shqiptarët e dinë këtë, pa marrë parasyshë keq qeverisjen e tyre për këto 30 vjetë, nga udhëheqës që pretendojnë dhe kanë pretenduar se kanë mbështetjen e SHBA-ve dhe të ambasadorëve të saj të akredituar në Tiranë.

Të kisha qenë në vendin tuaj, unë nuk do të kisha bërë ndonjë koment për valvitjen e Flamurit Amerikan. Nuk i kontrollon dot me shqiptarët.  Megjithë hallet e tyre të shumta , ata atje e kanë shpresën: Tek ky Flamur. Unë do isha shumë më i kënaqur për valvitjen e Flamurit të Shteteve të Bashkuara me atë entuziazëm që valvitet gjithmonë në Shqipëri. Kjo pas 50-vjet komunizëm, kur atëherë, vetëm të përmendje emrin e Amerikës, regjimi komunist të fuste në birucë.

Duke e njohur deri diku atë histori, unë do isha shumë më i pakënaqur në qoftë se flamuri i vendit tim të adaptuar, Amerikës tonë të dashur që na ka dhënë strehim mijëra shqiptaro-amerikanëve si unë, ta shikonim në manifestime të tilla duke u djegur ose shkelur, ashtu siç ndodhë shpesh në shumë vende të tjera të botës.

Zonja ambsadore të uroj punë të mbarë në detyrën e re! Me mirëkuptim,

STARS AND STRIPES FOR EVER!

Nga një shqiptaro-amerikan,

Frank Shkreli/telegrafi

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI