Flash

Task Forca për koronavirusin/ 1649 telefonata në 24 orët e fundit

Lapsi.al 3 March 2020
Task Forca për koronavirusin/ 1649 telefonata në 24 orët e fundit

Nuk ka asnjë person në karantinë nga coronavirusi deklaroi përfaqësuesja e Task-Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për COVID-19.

Tomini tha se vazhdon survejanca e përforcuar në të gjitha Pikat Kufitare me monitorimin e temperaturave. Janë 1649 telefonat në 127, 39 vetëm kanë lidhje me probleme respiratorë dhe udhëtime në Itali.

“Për çdo person të testuar jemi afruar me përkufizimin e rastit me shenjat klinike. Personat e përjashtuar dalin nga karantina. Vlerësohen udhëtarët që vijnë nga vendet e prekura për t’u futur vetë në karantinë ose izoluar nëse kanë shenja.

Karantina është për personat e kontaktit me personat me COVID-19. Karantina nuk mban asnjë person sepse nuk kemi asnjë rast. Stafi është i trajnuar dhe të gjithë elementet që parashikon protokolli”, tha Tomini.

Ajo deklaroi se 5 rastet e reja të testuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezultuan negative.

“Gjatë ditës së djeshme janë testuar 5 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 36. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit te ri”, tha Tomini.

Sipas saj, në 24 orët e fundit në total kanë hyrë 17830 udhëtarë dhe në vijimësi po kryhet survjeanca e përforcuar në pikat kufitare ajrore detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.

“Në 24 orët e fundit thirrjet kundrejt numrit 127 ka arritur nivelin e 1649 telefonatave nga të cilat 39 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon udhëtarët që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon qytetarët që kane udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore”, deklaroi Tomini.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI