Flash

“Prokurori është shërbëtor i ligjit, fajtori nuk duhet të shpëtojë, i pafajshmi s’duhet të vuaj”, flet ambasadorja e SHBA

Lapsi.al 3 March 2020
“Prokurori është shërbëtor i ligjit, fajtori nuk duhet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se Shqipëria duhet të vijojë punën për forcimin e ligjit, ndërsa dha mesazhin e qartë se vendi duhet t’i japë fund korrupsionit.

Teksa theksoi se reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime, ambasadorja e SHBA-ve tha se korrupsioni po ndalon vendin të jetë edhe më i mirë.

“Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime në sistemin në prokurori dhe është koha që të fitohet besimi i publikut. Duhet të sigurojmë qëndrueshmëri. Muaj e kaluar kanë treguar që shumë persona kanë qenë të gatshëm që t’i bashkohen sistemit të drejtësisë. Jemi mirënjohje për kontributin e këtyre individëve, dhe për kurajon e tyre, siç ç është zyra e prokurorisë, SPAK, që do të ketë një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi për të luftuar krimin.

Shqipëria duet të ecë përpara në forcimin e ligjit. Duhet t’i jepni fund korrupsionit pasi kjo po e ndalon Shqipërisë që të jetë aq e mirë sa duhet të jetë. Në 2019-ën, zyra e prokurorit të përgjithshme punësoi një numër koordinatorët. Fakti që shumë individë kanë pranuar që të bëhen pjesë e kësaj, është vërtetim i reformës në drejtësi. Dua të vë në dukje dhe rëndësinë e koordinimit.

Ju bëj thirrje që komunikoni me njëri-tjetrin, për të çuar drejtësinë përpara. Prokurori është shërbëtor i ligjit, fajtori nuk duhet të shpëtojë dhe i pafajshmi s’duhet të vuaj. Mos lejoni fajtorët që të shpëtojnë dhe mos i lejoni të pafajshmit që të vuajnë. Duke vepruar krah ligjit, SHBA do ju përkrah.”, tha ambasadorja.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI