Flash

Polemika/ Yuri Kim nuk mbrojti flamurin e saj, por kryeministrin tonë

Lapsi.al 3 March 2020
Polemika/ Yuri Kim nuk mbrojti flamurin e saj, por kryeministrin tonë
Reagimi i Yuri Kim për përdorimin e flamurit amerikan nga presidenti i republikës, në mitingun e organizuar në mbrojtje të kushtetutës, ka krijuar një keqkuptim të madh dhe interpretime të gabuara. Fakti se ambasadorja e SHBA u ndje e "surprizuar" dhe u kujdes të thotë se selia e rrugës së Elbasanit nuk ka "asnjë lidhje me manifestimin e sotëm", është parë më shumë si një lloj mbrojtjeje ndaj përdorimit vend e pavend të flamurit amerikan. "E surprizuar të shikoja flamurin amerikan në "manifestimin" e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, ne duam të sqarojmë se teksa SHBA mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht, ne nuk kemi asnjë lidhje me "manifestimin" e sotëm", shkruajti ambasadorja Kim. Résultat de recherche d'images pour "meta flamuri amerikan ambasadorja brace" Ndërsa presidenti Meta në një intervistë live, tek Çim Peka, e shmangu me kujdes polemikën duke thënë se nuk e kishte lexuar deklaratën e ambasadores, por se ai e kishte ngritur atë flamur në nderim të qytetarëve shqiptaro- amerikanë prezentë në atë tubim. "Nuk e di për çfarë deklarate bëhet fjalë se nuk kam pasur kohë të shikoj lajme. Kam pasur në selinë e Presidencës shumë personalitete nga ata që folën në tubim, shumë shqiptaro- amerikanë që kishin ardhur nga SHBA", tha ai. Por, pavarësisht nga kjo deklaratë jo polemizuese, reagimet nuk janë ndalur. Megjithatë, ato kanë pasur të gjitha një fokus, që ndoshta është i gabuar. Sepse ato janë përqëndruar rreth nderimit që i bëhet flamurit amerikan nga të gjithë shqiptarët. “S’ka arsye të habitet ambasadorja për flamurin amerikan. Shqiptarët, demokratë, LSI, grekë që jetojnë në Shqipëri, janë pro- amerikanë dhe kanë të drejtë ta mbajnë flamurin amerikan. Edhe presidenti nuk më duket anti- amerikan, kështu që dikush mund ta sqarojë ambasadoren që të mos habitet kur sheh flamurin amerikan, sepse shqiptarët e kanë ëndërr të parealizuar Amerikën”, tha në Real Story analisti Agron Gjekmarkaj. Ndërsa më ironik ishte në një status të tij, gazetari Andi Bejtja: “Këtë punën e Juri Kim për Flamurin Amerikan të valëvitur në manifestimin për Kushtetutën, kur Meta e bëri të qartë që po përshëndeste shqiptarët e ardhur nga USA vështirë ta shpjegosh…. Madje ka ngatërruar dhe shumë popull: duke filluar që nga ata që e mbajnë flamurin amerikan në ballkone edhe në ditën e hashures si dhe ato femra që i kanë rrobat e banjos me flamurin amerikan…”. Në të njëjtën linjë, por me tone disi më të ashpra u tregua Frank Shkreli, ish- Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë dhe ish-anëtar i delegacionit të parë të DASH më 1991, që hapi ambasadën e SHBA-ve. Në një letër publike (lexo të plotë linkun poshtë) ku e kritikon ambasadoren për ngutje ai shkruan: “…unë do isha shumë më i pakënaqur në qoftë se flamuri i vendit tim të adaptuar, Amerikës tonë të dashur, që na ka dhënë strehim mijëra shqiptaro -amerikanëve si unë, ta shikonim në manifestime të tilla duke u djegur ose shkelur, ashtu siç ndodh shpesh në shumë vende të tjera të botës”.

“U ngute Zonja Ambasadore!”, ish-drejtori i VOA-s për Euro-Azinë: Mos e diskurajoni përdorimin e flamurit amerikan në trojet shqiptare

Dhe në fakt Shkreli me të drejtë e çon debatin në një hulli tjetër: po pse ambasadorja u shqetësua kur flamuri i vendit të saj as nuk u shkel, as nuk u dogj, por vetëm u lartësua, duke u brohoritur nga dhjetra mijëra vetë. Dhe këtu vijmë te thelbi i problemit që po keqinterpretohet. Ndërhyrja e ambasadores Yuri Kim nuk qe një akt për të mbrojtur flamurin e atdheut të saj, por një mesazh për të dalë në krah të kryeministrit të vendit tonë. Ajo qe një mënyrë ankthioze, e nxituar, mendjelehtë për të marrë anë dhe për të treguar se më kë është rreshtuar. Dhe më mirë se gjithçka këtë e provojnë deklarata si ato të Erion Braçes, i cili e ribotoi statusin e Yuri Kim duke bërë komentin: “Shpulla e parë kundër Metës”. Résultat de recherche d'images pour "meta flamuri amerikan ambasadorja brace" Atë e përforcojnë titujt e mediave proqeveritare, që të shushatura prej përmasave të mitingut, u kapën pas ambasadores si i mbyturi pas fijes së flokut për të prodhuar një lajm negativ. Në këtë këndvështrim, Yuri Kim nuk ka bërë asgjë të ndryshme nga paraardhësi i saj Donald Lu, që e quante histori suksesi luftën kundër drogës (video e pare poshte), kur Saimir Tahiri ishte ministër dhe kur kanabisi kish përmbytur mbarë Shqipërinë. Ajo nuk ka ndryshuar linjë nga e njëjta ambasadë e Lu-së, që e përshëndeti hapjen e negociatave për Shqipërinë nga BE, që tre vite më parë.  Ajo është në të njëjtën vazhdimsi me Leila Moyes, që nuk tha dot një fjalë për gënjeshtrat skandaloze të Ramës se ata që ai caktonte si prishës së zgjedhjeve njëpartiake, Amerika do t'u ndalonte hyrjen në vendin e saj (video e dyte poshte). Pra edhe në këtë rast, thelbi i problemit nuk duhet ngatërruar. Ambasadorja nuk ndërhyri pas tubimit të Metës për të mbrojtur flamurin e saj, ajo e bëri për të mbrojtur Edi Ramën. Ajo foli për t'i dhënë pak oksigjen atij në një ditë të vështirë. Boll të lexohet me vëmendje mesazhi i saj, që e tregon qartë atë që ka pasur në mendje. Aty theksi nuk vihet tek “surprizimi” për përdorimin e flamurit, por tek distancimi nga mitingu i Metës. ©Lapsi.al  [video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/03/WhatsApp-Video-2020-03-03-at-11.50.53-AM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI