Flash

Mamaja e Cristiano Ronaldos pëson goditje në tru

Lapsi.al 3 March 2020
Mamaja e Cristiano Ronaldos pëson goditje në tru

Nëna e Cristiano Ronaldos është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi një goditje në tru. Nëna e katër fëmijëve Dolores Aveiro thuhet se është shtruar në Spitalin e Dr. Nelio Mendonca në ishullin e saj të lindjes Madeira, menjëherë pas orës 5 të mëngjesit. Mediat lokale thonë se ajo është “e ndërgjegjshme dhe e qëndrueshme”. Gruaja do t’u nënshtrohet disa analizave të reja brenda orëve të ardhshme për të përcaktuar gjendjen e saj shëndetësore. Një burim i brendshëm thotë se ajo ka pësuar një goditje të shkaktuar nga një mpiksje gjaku që bllokon një enë që çon gjakun në tru. Ky është lloji më i zakonshëm i goditjes sipas mjekëve. Në fillim të vitit të kaluar, Dolores zbuloi se vuante nga kanceri në gji, por pasi u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2007, ajo u shërua. Në vitin 2009, ylli i Manchester United, Ronaldo dhuroi 100,000 paund për të ndërtuar një qendër të re të kancerit në spitalin ku mjekohej nëna e tij. Por, në shkurt të vitit të kaluar përpara një udhëtimi në Itali për të festuar 35-vjetorin e lindjes së djalit të saj, ajo pranoi se kishte probleme të reja shëndetësore:

“Unë bëra një operacion në gjirin tjetër në Madrid, kam bërë radioterapi dhe tani po luftoj për jetën time”.

Nuk ka asnjë koment zyrtar nga spitali sot, dhe nuk ka asnjë përgjigje të menjëhershme për lajmet nga përfaqësuesit e futbollistit në Portugali.

Të këshilluara

Jessica dhe Justin harrojnë tradhëtinë

Një nga çiftet më jetëgjatë dhe më të përfolur në Hollywood, Justin Timberlake dhe Jessica Biel, janë ende bashkë dhe po përpiqen të ndërmarrin hapa...

14:56

Rrëzohet në skenë Oprah Winfrey (VIDEO)

Oprah Winfrey është përballur me një moment të sikletshëm në paraqitjen e fundit. Një nga gratë më me ndikim në botë, është rrëzuar në skenë. Moderatorja e njoh...

14:13

Akuzohet për përdhunim aktori fitues i Oscar

Fox” raportohet se ka anuluar serialin dramë “Almost Family” pasi një ish-modele akuzoi yllin fitues të “Oscar”-it Timothy Hutton, për përdhunimin e saj gati ka...

13:24

Butrint Imeri prezanton bashkëpunimin e ri

Butrint Imeri nuk po ndalet me bashkëpunimet! Pas suksesit që pati me Ermal Fejzullahun, me të cilin risolli këngën e vjetër “Për një dashuri” të publikuar fil...

11:44

Meghan Markle fokusohet te karriera si aktore

Dje zbuluam se Meghan Markle do të rikthehet në sferën publike në një prej eventeve më të ndjekura të vitit: në Met Gala. Meghan do të jetë e shoqëruar nga Edwa...

20:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI