Flash

Iu refuzua azili, riatdhesohen 49 shqiptarë nga Franca e Luksenburgu

Lapsi.al 3 March 2020
Iu refuzua azili, riatdhesohen 49 shqiptarë nga Franca e Luksenburgu

Gjatë të martës u riatdhesuan 49 shtetas shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë, të cilëve nuk u ishte pranuar kërkesa për azil në vendet e BE.

Personat e riatdhesuar kanë ardhur me një fluturim charter nga Metz dhe Nancy. Nga shtetasit e kthyer, 5 ishin persona që kishin kërkuar azil në Luksemburg ndërsa 44 të tjerë nga Franca.

“Veç bashkëkoordinimit Francë - Belgjikë dhe Francë - Holandë, kësaj radhe kanë marrë pjesë Luksemburgu dhe eskorta e Policisë Kufitare shqiptare. Policia Kufitare në Rinas mori masa për sigurimin e tyre në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, deri në përfundim të procedurave nga specialistët e Policisë Kufitare.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero”,-thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI