Flash

Butrint Imeri prezanton bashkëpunimin e ri

Lapsi.al 3 March 2020
Butrint Imeri prezanton bashkëpunimin e ri

Butrint Imeri nuk po ndalet me bashkëpunimet!

Pas suksesit që pati me Ermal Fejzullahun, me të cilin risolli këngën e vjetër “Për një dashuri” të publikuar fillimisht në 2005-n, Butrinti ka konfirmuar bashkëpunimin e radhës.

Në një bisedë me një ndjekës në Instagram, këngëtari i është përgjigjur me “po” pyetjes nëse do të bëjë një bashkëpunim me ndonjë artist tjetër.

Këngëtari nuk e ka zbuluar ende emrin e artistit, por sigurisht që do të jetë super i njohur për të gjithë, ashtu si çdo bashkëpunim që ka realizuar ai.

Ky lajm vjen pas publikimit të hitit me Ermalin, i cili ka marrë deri më tani mbi 5 milionë klikime.

Kënga e përpunuar ka ardhur me më shumë ritëm dhe prezenca e Butrintit i ka dhënë një tjetër nuancë asaj.

Ermal Fejzullahu u shpreh se e kishte pikë të dobët këtë këngë aq të suksesshme dhe sigurisht që kishte rezerva në fillim për rikthimin e saj, por me sa duket çdo gjë shkoi mirë.

Të këshilluara

Meghan Markle fokusohet te karriera si aktore

Dje zbuluam se Meghan Markle do të rikthehet në sferën publike në një prej eventeve më të ndjekura të vitit: në Met Gala. Meghan do të jetë e shoqëruar nga Edwa...

20:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI