Flash

Akuzohet për përdhunim aktori fitues i Oscar

Lapsi.al 3 March 2020
Akuzohet për përdhunim aktori fitues i Oscar

Fox” raportohet se ka anuluar serialin dramë “Almost Family” pasi një ish-modele akuzoi yllin fitues të “Oscar”-it Timothy Hutton, për përdhunimin e saj gati katër dekada më parë, kur ajo ishte 14 vjeç.

Sera Johnston, tani 50 vjeç, bëri akuzën e tmerrshme në një artikull të Buzzfeed News të botuar të hënën dhe brenda disa orësh, “Fox” anuloi serialin dramë pas vetëm një sezoni, tha një i brendshëm për “TheWrap”.

Kanadezja Johnston tha se ajo u takua me Hutton në vitin 1983 ndërsa ai ishte në Vancouver duke filmuar “Iceman”, dhe se ajo dhe dy miqtë e saj ishin ftuar në dhomën e hotelit të aktorëve në Denman Place Inn.

Kur ishin në dhomë, Hutton, i cili ishte 22 vjeç në atë kohë dhe një nga miqtë e tij, e përdhunuan dhe e sulmuan seksualisht.

Johnson nuk ndërmori asnjë veprim ligjor deri në vitin 2017, në kulmin e lëvizjes #MeToo. Ajo tha që nuk kishte dalë deri atëherë të fliste sepse nuk mendonte se dikush do ta besonte.

Ish-modelja punësoi një avokat për të kërkuar një marrëveshje prej 1.5 milionë dollarësh nga Hutton dhe palët arritën një marrëveshje prej 135,000 $ përpara se Johnson të tërhiqej sepse ajo nuk mund ta pranonte që marrëveshja nuk përfshinte faktin që sulmi ndodhi.

Ajo vazhdoi të paraqesë një kërkesë penale kundër Hutton pranë Departamentit të Policisë Vancouver në vitin 2018. Ky hetim po vazhdon.

Dy vjet më vonë, Johnson thotë se e solli historinë e saj në Buzzfeed sepse u lodh duke injoruar zërin në kokën e saj që i thoshte vazhdimisht ta linte këtë çështje.

Avokati i Hutton iu përgjigj raportit të ri duke thënë se aktori nuk e kishte takuar kurrë Johnston dhe se ai i mohon akuzat e fabrikuara.

Ai tha se historia e Johnston përmban “deklarata të rreme, të paqarta dhe shpifëse’ dhe tha se nuk ka prova për të mbështetur detajet e urryera të këtij takimi, që supozohet se ndodhi 37 vjet më parë.

Të këshilluara

Butrint Imeri prezanton bashkëpunimin e ri

Butrint Imeri nuk po ndalet me bashkëpunimet! Pas suksesit që pati me Ermal Fejzullahun, me të cilin risolli këngën e vjetër “Për një dashuri” të publikuar fil...

11:44

Meghan Markle fokusohet te karriera si aktore

Dje zbuluam se Meghan Markle do të rikthehet në sferën publike në një prej eventeve më të ndjekura të vitit: në Met Gala. Meghan do të jetë e shoqëruar nga Edwa...

20:00

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI