Flash

Vdekja e punëtorit në guroren e Krujës/ Arrestohet juristi dhe 2 punëtorë, 2 në kërkim

Lapsi.al 2 March 2020
Vdekja e punëtorit në guroren e Krujës/ Arrestohet juristi dhe 2

Tre persona janë arrestuar për vdekjen e punëtorit Asllan Jaupaj në guroren e Krujës dhe plagosjen e një tjetri.

55 vjeçari Jaupaj humbi jetën një ditë më parë, pas shpërthimit të tritolit në një gurore në Nikël të Krujës. Ndërkohë i plagosur mbeti edhe shtetasi Gani Demnushi, i cili kishte vetëm dy ditë që ishte punësuar.

Policia ka arrestuar sot në flagrancë përfaqësuesin ligjor të gurores në Krujë, 2 punonjës të firmës si dhe ka shpallur në kërkim administratorin dhe drejtuesin teknik të firmës.

NJOFTIMI 

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 01.03.2020, ku në fshatin Kurcaj të Krujës, duke punuar në një gurore të licencuar, gjatë montimit të minave elektrike humbi jetën shtetasi A. J., 55 vjeç dhe mbeti i plagosur shtetasi G. D., 55 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

N. J., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përfaqësues ligjor i firmës.

B. C., 32 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë.

G. D., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë shpallur në kërkim policor shtetasit:

K. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator, si dhe shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë javë (FOTO)

Sipas Sherbimit Meteorologji Ushtarak na pret një fillim javë me temperatura pranverore, nxitur nga era e vrullshme jugore, nuk do të jetë kështu deri në ditën ...

09:36

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI