Flash

Tubimi i Metës, të gjithë në një gojë: "Jo neo-diktaturës"

Lapsi.al 2 March 2020
Tubimi i Metës, të gjithë në një gojë: "Jo

Të gjithë personalitetet që dolën në tubimin e presidencës përkrah Ilir Metës u bashkuan nga një ide: I duhet thënë ndal rregjimit, kapjes së shtetit vendosjes së neo diktaturës. I vetmi sllogan që i bashkoi të gjithë me Metën ishte: "Kur institucionet bien, ngrihet populli"

Ja fragmentet më pikante të thirrjeve të tyre:

Edmond Budina: Jemi këtu për t’i thënë jo neo-diktaturës që nuk ka për të fituar. Çdo lloj salep-sulltani që mundohet të vendosë sulltanatin e tij nuk do t’ia dalë kurrë, nuk do t’ia dalë kurrë ta shkatërrojë dhe zbrazë Shqipërinë. 30 vite më parë kishim ëndrrën ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa dhe ne do ta bëjmë duke shporrur këtë oktapod që nuk ka asgjë socialiste për të mbrojtur Kushtetutën dhe institucionet.

Kristjan Demaj: “Edhe pse nuk kam lindur këtu zemra ime është vetëm kuq e zi. Zemra ime rreh për këtë vend të mrekullueshëm që nuk duhet ta lëmë të shpopullohet. Rreh për këtë rini që duhet ta ndërtojë të ardhmen këtu. Sot është dita e shqiponjave, e besëlidhjes kuq e zi. I ftoj të gjithë shqiptarët ti bashkohen besëlidhjes sonë kuq e zi. Beteja për kushtetutën është beteja e të gjithëve, për të ardhmen tonë. Të gjithë së bashku në mbrojtje të kushtetutës, të demokracisë”.

Oneda Skënderi: Faik Konica do të shkruante dikur: “Shumë broçkulla i falen politikanëve, por pa i kaluar kufijtë”.Të mos respektosh parimet e shëtit të së drejtës, është të kalosh kufijtë, ta kthesh Shqipërinë në kohën e partisë shtet, është të kalosh kufijtë, ta lesh vendin pa Gjykatë Kushtetues është të kalosh kufijtë, t’u mohosh njerëzve të shprehen lirisht dhe të intimidosh mediat është të kalosh kufijtë. Për t’i thënë ndal atyre që shkelin Kushtetutën tonë, shpresën tonë, jam këtu që zëri i sovranit të dëgjohet dhe do dëgjohet me doemos. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është mbi gjithçka dhe këdo.

studentja

Agim Nesho: Një pyetje për miqtë ndërkombëtarë: kush e destabilizon Shqipërinë, ata që ndërtojnë një Shqipëri pa drogë, pa korrupsion, pa krim, apo një pakicë në pushtet që ka ndërtuar një platformë të ndyrë dhe nuk premton asgjë për të ardhmen? Mbroni republikën tuaj nga tirania e maxhorancës”.

Ledio Bianku: “Po tju uroj duke thënë “Zoti ju bekoftë”, është si tju them se fatin tuaj e ka ne dore zoti, nëse ju them se “liria qoftë me ju” kjo do të thotë se e ardhmja është në dorën tuaj”.

Bujar Kapexhiu: “Jemi një vend një partiak. Jemi një vend me progres ekonomik, gënjeshtër. Jemi një vend i varfër, i rrënuar, i sfilitur dhe në braktisje çdo ditë drejt boshllëkut. Politika është e mbushur me pinokë gënjeshtarë. Mos u gënjeni, e vërteta mbrohet vetëm nga zëri juaj, vullneti juaj, shpirti juaj dhe po të jetë nevoja edhe nga grushti juaj. Të gjithë së bashku të veprojmë me Kushtetutën”.

kape

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI