Flash

Negociatat, ministri i Jashtëm gjerman: Do angazhohemi që vendimi për Shqipërinë të jetë “Po”

Lapsi.al 2 March 2020
Negociatat, ministri i Jashtëm gjerman: Do angazhohemi që vendimi

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas vlerëson se sipas tij Shqipëria ka shënuar progres të qartë në reforma. Duke iu referuar prezantimit të raporteve të ndërmjetme të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryediplomati gjerman thotë se Berlini do të angazhohet që këtë herë vendimi të jetë “Po” për të dyja vendet aspirante.

“Komisioni Evropian i dha Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përsëri një dëftesë të mirë. Të dy vendet kanë bërë progres të qartë në reformat e rëndësishme – para së gjithash në forcimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ne ndajmë vlerësimin pozitiv të Komisionit të BE-së. Për këtë arsye ne do të angazhohemi në rrethin e BE-së për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit me të dy vendet. Negociatat e anëtarësimit janë instrumenti më i mirë për t’u dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbështetjen më të mirë të mundshme dhe për t’u kërkuar atyre progres të mëtejshëm.

Pa një sinjal inkurajues të BE-së, ne do të rrezikonim përparimin e madh të viteve të fundit. Kjo do të dëmtonte interesat e BE-së dhe të Gjermanisë. Ne kemi nevojë për shtete ligjore demokratike, të qëndrueshme dhe efikase në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Mass.

Gjatë samitit të tetorit BE nuk arriti të merrte një vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi Franca, Holanda dhe Danimarka shprehën rezerva lidhur me punën e bërë nga institucionet në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI