Flash

Negociatat/ Komisionieri për zgjerim publikon sot raportin për Shqipërinë

Lapsi.al 2 March 2020
Negociatat/ Komisionieri për zgjerim publikon sot raportin për

Sot rreth orës 12:00, Komisioni Evropian do të publikojë raportin paraprak mbi ecurinë e reformave që kanë ndërmarrë deri më tani Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si dy vende kandidate për të hapur negociata me BE, që këtë pranverë.

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka deklaruar për mediat, se shpreson që me raportet që Komisioni do të publikojë për të dy vendet të bindë të gjithë anëtarët e bllokut për një dritë jeshile të shpejtë. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, iu mohua fillimi i bisedimeve të pranimit tetorin e vitit të kaluar, pas këmbënguljes së Franca dhe një grup i vogël vendesh. Gjithashtu edhe Gjermania pavarësisht se dha një “Ok” në tetor e shoqëroi atë me 9 kushte të forta për vendin tonë. Raporti që pritet të publikohet mesditën e sotme do të përcaktojë jo pak mbi ecurinë e Shqipërisë, edhe pse kryeministri Rama deklaroi në kongresin e PS-së, se nuk ka rëndësi kjo gjë.

Nga deklaratat e fundit, Franca dhe presidenti i saj Macron, duket se ka lëvizur nga pozicioni i saj bllokues lidhur me hapjen e negociatave, por Holanda dhe Danimarka vazhdojnë të shfaqin skepiticizëm të fortë specifikisht për Shqipërinë dhe luftën e saj, kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë javë (FOTO)

Sipas Sherbimit Meteorologji Ushtarak na pret një fillim javë me temperatura pranverore, nxitur nga era e vrullshme jugore, nuk do të jetë kështu deri në ditën ...

09:36

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI