Dje zbuluam se Meghan Markle do të rikthehet në sferën publike në një prej eventeve më të ndjekura të vitit: në Met Gala. Meghan do të jetë e shoqëruar nga Edward Enninful, me të cilin bashkëpunoi për edicionin e British Vogue. Absolutisht, prania e dukeshës do të jetë një surprizë dhe arsyeja pse më qindra mijëra njerëz do të ndjekin eventin.
Këto dy lëvizje të Meghan nënkuptojnë shkëputjen prej imazhit si gruaja e Princ Harry-t. Ajo ishte e njohur para se të martohej me të, kishte një karrierë të suksesshme dhe synon t’i rikthehet identitetit personal që nuk varet më nga familja mbretërore.