Flash

Marie Osmond: Nuk do i lë asnjë qindarkë fëmijëve

Lapsi.al 2 March 2020
Marie Osmond: Nuk do i lë asnjë qindarkë fëmijëve

Marie Osmond, këngëtare, aktore dhe personalitet televiziv, tha se nuk do t’u trashëgojë fëmijëve asnjë qindarkë nga pasuria e grumbulluar gjatë karrierës së saj të suksesshme.

Artistja 60-vjeçare, foli së fundi në “The Talk” dhe shpjegoi se nëse do ua linte fëmijëve pasurinë do u bënte një dëm të madh.

“Nuk do t’u lë asgjë fëmjëve. Urime kalamaja,” tha Osmond dhe shtoi, “Unë dhe bashkëshorti im mendojmë se u bën një dëm të madh fëmijëve kur u fal një pasuri sepse u merr nga duart dhuratën më të madhe që mund t’u japësh: aftësinë për të punuar.”

Ajo vijoi: “Ndodh shpesh në familje të pasura. Fëmijët nuk dinë çfarë të bëjnë me jetët e tyre dhe thjesht futen në telashe. Do t’i lë fëmijët e mi të krenohen me çfarë arrijnë vetë në jetë dhe pasurinë do e jap për bamirësi.” Bashkëprezantuesja e “The Talk,” Sheryl Underwood nuk ra dakord me Osmond, pasi sipas saj, ata që rriten të pasur kanë marrëdhënie më të shëndetshme me paranë. “Kur lindesh në një familje të pasur, u mëson fëmijëve ta vlerësojnë paranë dhe ta kuptojnë rëndësinë. Kanë respekt për pasurinë,” tha ajo. “Do të doja që dikush të më kishte trashëguar mua njëfarë pasurie që të kisha një përparësi në jetë.” Osmond ka shtatë fëmijë: Craig 36 vjeç, Jessca 32, Rachael 30, Brandon 23, brianna 22, Matthew, 21 dhe Abigail 17. Michael, djali më i vogël, u nda nga jeta në vitin 2010, në moshën 18-vjeçare.

Artistja shtoi se vendimi i saj u frymëzua nga një histori personale. “Xhaxhai dhe halla ime u zunë për një pasqyrë dhe një tavolinë. Mami më këshilloi të mos e lejoja të ndodhte kështu me mua.”

Të këshilluara

Halsey, nënë, pavarësisht aborteve

Hasley publikoi albumin e saj të ri, “Maniac”, muajin e kaluar dhe një prej këngëve, “More”, flet për dëshirën e saj më të madhe, atë të pasurit një fëmijë. ...

14:57

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI