Flash

Manifestimi i Presidentit/ Çfarë masash po merr policia

Lapsi.al 2 March 2020
Manifestimi i Presidentit/ Çfarë masash po merr policia

Policia e Tiranës ka aprovuar kërkesën e presidencës për të mbajtur një manifestim nga ora 17- 19 tek bulevardi “Dëshmorët e kombit”.

Për mbarëvajtjen e tubimit policia ka hartuar një plan masash për ruajtjen e institucioneve dhe rendit publik. Pritet të angazhohen rreth 1000  forca policie, të cilat do të dislokohen pranë kryeministrisë dhe në institucionet e tjera përgjatë bulevardit.

Do të jenë të angazhuar punonjësit e rendit, forcat shqiponja dhe FNSH. Policia kriminale nuk ka informacione për incidente. Shpërndarja e uniformave blu pritet të jetë e ngjashme me protestat e mëparshme.

Përballë protestuesve do te krijohet një kordon që do të jetë përgjatë perimetrit te kryeministrisë. Kordoni do të jetë me policët e rendit ( mes tyre dhe femra) dhe ata shqiponja, ndërsa forcat e FNSH do të jenë në gatishmëri në pjesën e pasme. Ne gatishmëri pranë godinës së Kryeministrisë do të jenë edhe Garda e Republikës.

Siç parashikon ligji për tubimet ne gatishmëri do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat. Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë në bulevardin “Dëshmorët e kombit” dhe në rrugët lidhëse me të. Autobuzët nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga pjesa veriore do të parkohen tek stadiumi “Asllan Rusi”, ndërsa nga ana veriore tek Fakulteti Ekonomik.

Të këshilluara

Sa vdekjeprurës është koronavirusi?

Studiuesit aktualisht mendojnë se pesë deri në 40 raste të koronavirusit në 1.000 veta do të rezultojnë me vdekje. Por kjo varet nga një sërë faktorësh: ...

12:50

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI