Flash

Koronavirusi/ Rama i bën një thirrje shqiptarëve

Lapsi.al 2 March 2020
Koronavirusi/ Rama i bën një thirrje shqiptarëve

Në foltoren e Kuvendit, Edi Rama u ndal sot te epidemia e koronavirusit që ka mbërthyer Botën.

Edhe në vendin tonë nuk ka asnjë rast të prekur nga ky virus, Rama tregoi për masat e marra dhe tha se më e rrezikshme se vetë virusi është infodemia, lajmet që qarkullojnë në lidhje me të, shumica të pavërteta.

Kryeministri i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të mos panikosen dhe të mos kërkojnë medoemos për maska, pasi ato nuk të mbrojnë.

“Tre çështje dëshiroj sot të ndaj me Kuvendin dhe përmes Kuvendit me qytetarët. Theksoj domosdoshmërinë që qytetarët të mos i referohen burimeve jozyrtare për koronavirusin dhe të mbrohen nga infodemia, që siç e cilëson edhe OBSH përbën një kërcënim serioz në gjithë përpjekjen për të luftuar epideminë.

Qytetarët duhet të ruhen dhe të mbrohen vetë me vetëdijen se të gjitha këto burime të infordemisë shkaktojnë alarme të pakëshillueshme në kushtet kur duhet përballuar sëmundja. Së dyti, e dhëna zyrtare për vdekshmërinë ka rënë nga 3 në 2.3, pra e gjithë pjesa tjetër 97.7% e ka përballuar dhe e përballon pa pasoja këtë epidemi. Nëse shohim efektet e infodemisë, fjala vdekje dhe lajmet me të vdekur janë më të shumta se fjala shërim dhe lajmet me të shëruar.

Mos rendi për të blerë maska, mos harxhoni lekë për maska, ato nuk mbrojnë nga prekja. Maskat janë të dobishme për vetë të prekurit dhe personelin mjekësor, për të tjerët nuk kanë asnjë dobi. Të jemi të qartë që gjithë histeria është harxhim i kot i parave. Nga ana tjetër në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë ka 1 mln dollarë plus për të adresuar të gjitha problematikat, MSH ka 1,2 milionë maska të shpërndara apo marra nga shqiptarët, të cilat do mbeten si relike që kaloi ose do kalojë këej një farë epidemie, e quajtur koronavirus”,- tha ai.

Duke u ndalur tek situata në terren, kryeministri tha se i janë nënshtruar analizave të nevojshme 31 persona me simptoma të ngjashme me epideminë, por që kanë rezultuar negativë.

“Ka 31 testime të kryera te persona me simptoma të dyshimta, të gjitha rastet kanë rezultuar negative, pra nuk ka asnjë të prekur. 1400 thirrje ka në ditë te nr. 127, dhe asnjë rast nuk rezulton i prekur, 16 mijë kontrolle janë ushtruar në pikat kufitare”,- vijoi ai.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë javë (FOTO)

Sipas Sherbimit Meteorologji Ushtarak na pret një fillim javë me temperatura pranverore, nxitur nga era e vrullshme jugore, nuk do të jetë kështu deri në ditën ...

09:36

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI