Flash

Koronavirus/ SHBA ndal fluturimet drejt Milanos, mbyllet muzeu i Luvrit

Lapsi.al 2 March 2020
Koronavirus/ SHBA ndal fluturimet drejt Milanos, mbyllet muzeu i Luvrit

Rastet e të sëmurëve më coronavirus janë përhapur tashmë në të gjithë Botën, ndërsa Italia regjistron 1.500 të prekur nga ky virus.

Në këto kushte, janë të shumta kompanitë ajrore që kanë ndërprerë fluturimet me këtë shtet. Raportohet gjithashtu se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndalur fluturimet drejt Milanos.

Situata në Itali është aq emergjente, sa në Lombardi pritet të thirren në punë edhe mjekët që kanë dalë pension, siç raportojnë mediat italiane.

Ndërkohë, një ditë më parë Kryeministri Giuseppe Conte, firmosi një dekret të ri me masat që duhet të merren në lidhje me situatën e krijuar, duke pezullur kështu të gjitha eventet publike, të paktën deri në 8 mars.

Po ashtu frikë ka edhe në Francë. Në Paris raportohet të jetë mbyllur muzeu i Luvrit për një ditë. Deri më tani numërohen 130 raste, ndërsa 9 janë në gjendje të rëndë.

Të këshilluara

Sa vdekjeprurës është koronavirusi?

Studiuesit aktualisht mendojnë se pesë deri në 40 raste të koronavirusit në 1.000 veta do të rezultojnë me vdekje. Por kjo varet nga një sërë faktorësh: ...

12:50

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI