Flash

Jennifer Lopez e mërzitur nga çmimet Oscar

Lapsi.al 2 March 2020
Jennifer Lopez e mërzitur nga çmimet Oscar

Oscar-i këtë vit nuk shkoi sipas parashikimeve të Jennifer Lopez. Ajo luajti në filmin “Hustlers” ku performoi një striptizëm që më pas u vlerësua nga shumë kritikë të njohur. Mirëpo përveç duartrokitjeve, Jennifer nuk ka marrë gjë tjetër pasi filmi nuk u nominua për çmimet Oscar. Dhe së fundmi ajo është shprehur e mërzitur për këtë që ndodhi.

“U mërzita! U mërzita pak sepse dhashë shumë për ta ndërtuar. Kishte shumë artikuj dhe mesazhe pozitive sa të them të drejtën kishte dhe shumë nga ata që mendonin se do të nominohesha për Oscar. Thashë se do të ndodhte vërtetë. Nuk ndodhi dhe u ndjeva keq. U ndjeva si e lënë në baltë”, shprehet Lopez.

Më pas ajo vijoi të thoshte se këtë mosvlerësim e ka përdorur për të reflektuar dhe të vazhdojë para më e fortë pasi ajo dhe stafi kanë punuar fort .

“E gjithë skuadra ime punon me mua prej 20, 25 vitesh dhe mendoj se kishin shpresa të mëdha. Më duket sikur i kam lënë pak pas dore. Vjen një moment që ti mendon se ke nevojë për aprovimin e njerëzve. Ti do që njerëzit të thonë sa punë të mirë bëre. Unë s’kam më nevojë për këtë. Jam shumë mirë këtu ku jam dhe mjafton. Nuk më duhet një çmim për t’i treguar se jam mjaftueshëm mirë”, përfundoi Jennifer Lopez.

Vetëm pak kohë më parë ajo bashkë me Shakirën na mahnitën me performancën e tyre në shfaqjen e “Super Bowl” .

Të këshilluara

Ervini i Big Brother baba për herë të parë

Në fillim të vitit 2019, ish-banori i “Big Brother”, Ervin Zyfi i dha fund beqarisë. Ai i propozoi partmeres së tij të zemrës, me të cilën nisi edhe një jetë t...

11:26

Justin Timberlake publikon duetin me SZA

Justin Timberlake dhe SZA e kanë publikuar këngën “The Other Side” që është një prej temave muzikore ne musical e animuar, “Trolls World Tour”. Është fjala për...

17:46

Arrestohet vajza e Steven Spielberg

Vajza 23 vjeçare e adoptuar e Stiven Spilberg është arrestuar për dhunë familjare vetëm një pasi deklaroi planet për të ndjekur karrierën e saj si pornostare. ...

14:03

Dj Geek flet për ndarjen nga Dafina (Foto)

Orët e fundit në rrjet qarkulloi lajmi se marrëdhënia mes Dafina Zeqirit dhe DJ Geek kishte pësuar një krisje. Shkak për këto aludime u bë llogaria e Dafinës në...

13:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI