Flash

Iphone XR më i shituri përgjatë 2019-ës

Lapsi.al 2 March 2020
Iphone XR më i shituri përgjatë 2019-ës

Apple dhe Samsung kanë dominuar edhe një herë shitjet globale të telefonave të mençur.

Këtë herë, megjithatë, Apple prodhoi një numër të telefonave më të shitur për këtë vit, sipas Counterpoint Research – ai merr vendin e parë vetëm në disa rajone.Në nivel global, iPhone XR ishte telefoni më i shitur në vitin 2019, duke rrëmbyer 3% të shitjeve të smartphone.

Në vendin e dytë ishte iPhone 11, i cili rrëmbeu 2.1% të shitjeve.

Kjo në vetvete është mjaft mbresëlënëse, veçanërisht pasi telefoni u lançua vetëm në shtator, dhe kështu kishte vetëm rreth katër muaj shitje në vitin 2019.

Apple arriti të rrëmbej edhe disa pozita të tjera në listën e 10 më të mirëve.

iPhone 8, në vendin e gjashtë, morri 1.2% të shitjeve, ndërsa iPhone 11 Pro Max, iPhone 7 dhe iPhone XS Max hynë përkatësisht në vendin e tetë, të nëntë dhe të dhjetë.

Sigurisht, Apple nuk ishte prodhuesi i vetëm i smartphone në listë.

Samsung tregoi po ashtu sukses, me Samsung Galaxy A50 që erdhi në vendin e tretë me 1.8%, dhe Galaxy A10 vjen në vendin e katërt me 1.7%.

Një rënie e dukshme nga lista e top 10 erdhi për Huawei, i cili është prodhuesi i dytë më i madh i telefonave në botë.

Kjo ka të ngjarë të ketë të bëjë me faktin se kompania ka përqendruar përpjekjet e saj në Kinë pas ndalimit të tregtisë amerikane, e cila rezultoi që kompania të hiqte dorë nga aplikacionet dhe shërbimet Google.

Të këshilluara

Jennifer Lopez e mërzitur nga çmimet Oscar

Oscar-i këtë vit nuk shkoi sipas parashikimeve të Jennifer Lopez. Ajo luajti në filmin “Hustlers” ku performoi një striptizëm që më pas u vlerësua nga shumë kri...

12:25

Ervini i Big Brother baba për herë të parë

Në fillim të vitit 2019, ish-banori i “Big Brother”, Ervin Zyfi i dha fund beqarisë. Ai i propozoi partmeres së tij të zemrës, me të cilën nisi edhe një jetë t...

11:26

Justin Timberlake publikon duetin me SZA

Justin Timberlake dhe SZA e kanë publikuar këngën “The Other Side” që është një prej temave muzikore ne musical e animuar, “Trolls World Tour”. Është fjala për...

17:46

Arrestohet vajza e Steven Spielberg

Vajza 23 vjeçare e adoptuar e Stiven Spilberg është arrestuar për dhunë familjare vetëm një pasi deklaroi planet për të ndjekur karrierën e saj si pornostare. ...

14:03

Dj Geek flet për ndarjen nga Dafina (Foto)

Orët e fundit në rrjet qarkulloi lajmi se marrëdhënia mes Dafina Zeqirit dhe DJ Geek kishte pësuar një krisje. Shkak për këto aludime u bë llogaria e Dafinës në...

13:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI