Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Gazetarja lë ekranin, nis angazhimin e ri në ILD

Lapsi.al 2 March 2020
Gazetarja lë ekranin, nis angazhimin e ri në ILD

Gazetarja e njohur Mimoza Koçiu është shkëputur nga gazetaria aktive për të nisur një sfidë të re, atë si zëdhënëse e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ka qenë vetë Koçiu e cila njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se është larguar nga Abc News ku drejtonte programin “Politika në Abc News”. Disa vite më parë, gazetarja Mimoza Koçiu ka qenë edhe zëdhënëse e Presidencës.

Postimi

FALENDERIME PARA NJE SFIDE TE RE

Kjo është Politika ime e fundit në ABC News. Kam vendosur të shkëputem nga gazetaria aktive e të pranoj një sfidë, që e kam provuar edhe në të kaluarën: komunikimin mediatik të një institucioni të pavarur, Inspektori i Lartë i Drejtësisë në këtë rast. Dua të falenderoj përzemërsisht cdo shikues të “Politika në ABC News“ në këto 7 vite, si për fjalët e mira, ashtu edhe për sugjerimet. Secili më ka imponuar më shumë përgjegjshmëri e ekuilibër në atë analizë të thelluar politike. Një falenderim i posacëm shkon për drejtuesit e ABC News, për komoditetin që më kanë ofruar në punën time, si të vjetrit ashtu edhe të rinjtë. E konsideroj veten me shumë fat, që kam patur luksin të kem një program, pa asnjë lloj ndërhyrjeje në të 303 emisionet, përgjatë 7 viteve. U jam tejet mirënjohëse edhe për fisnikërinë për të mirëkuptuar këtë zgjedhje timen! E fundit, por më të rëndësishmit, kolegët e ABC News. U jam falenderuese për cdo ditë (edhe ato të vështirat ? ) të rrugëtimit tonë të përbashkët. Jeni thjesht fantastikë! Nuk i ngelet hatri askujt, nëse do vecoj montazhieren time heroinë, Ajkena Kapedani, që ka ndarë më mua cdo ditë të premte në këto 7 vjet, deri pas mesnate, vështirësitë pa fund, të një emisioni që finalizohej brenda një dite.

#SfidëeRe#InjëjtiIntegritet

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI