Flash

Ditëlindja e blogeres kthehet në tragjedi, 3 të vdekur dhe shtatë në gjendje të rëndë

Lapsi.al 2 March 2020
Ditëlindja e blogeres kthehet në tragjedi, 3 të vdekur dhe

Tre njerëz u vranë dhe shtatë u çuan në spital me djegie pasi akulli i thatë u vendos në pishinën e një feste në Rusi, për të krijuar efektin e avullit.

Festën e organizonte blogerja e njohur vendase Ekaterina Didenko, e cila po festonte ditëlindjen e 29-të.Bashkëshorti i saj Valentin Didenko, 32 vjeç ishte mes viktimave, pasi shkarkoi rreth 25 kg akull të thatë për të krijuar “efekt vizual dramatik” për të ftuarit e festës së mbajtur në një kompleks pishine e sauna në Moskë.Ai vdiq gjatë rrugës për në spital ndërsa të ftuarit Natalia Monakova e Yuri Alferov, të dy 25 vjeç, vdiqën në vend. Raportohet se ata të tre ishin të vetmit njerëz brenda ujit të pishinës kur i lëshua akulli. Ndërsa nëna e dy fëmijëve Didenko, është opinioniste e njohur në Instagram me një milionë ndjekës në llogarinë e saj, ku rekomandon mjekime shtëpiake si farmaciste e kualifikuar.Leshimi i akullit te thatë në ujë shkakton kalimin e akullit në gjendje avulli pa kaluar me pare ne ate të lëngshme, shkakton njëfarë shpërthimi dhe çliron sasi të mëdha dyoksid karboni.

Fillimisht u përfol se blogerja kishte vdekur, por me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo sqaroi se është gjallë.

Të këshilluara

Halsey, nënë, pavarësisht aborteve

Hasley publikoi albumin e saj të ri, “Maniac”, muajin e kaluar dhe një prej këngëve, “More”, flet për dëshirën e saj më të madhe, atë të pasurit një fëmijë. ...

14:57

Camilla refuzon titullin mbretëreshë

Bashkëshortja e princit Charles, Camilla, dukesha e Cornwall-it, i qëndron ende besnike vendimit të bërë publik në 2005-n kur u martua me princin Charles. As...

14:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI