Flash

Camilla refuzon titullin mbretëreshë

Lapsi.al 2 March 2020
Camilla refuzon titullin mbretëreshë

Bashkëshortja e princit Charles, Camilla, dukesha e Cornwall-it, i qëndron ende besnike vendimit të bërë publik në 2005-n kur u martua me princin Charles.

Asokohe ajo deklaroi se nuk kishte qëllim të bëhej mbretëreshë.

Në një deklaratë të fundit për Daily Star, Clarence House – rezidenca mbretërore e mbretëreshës Elizabeth II – u tha se Camilla nuk dëshiron të quhet mbretëreshë (queen) pasi bashkëshorti i saj të marrë fronin. Clarence House tha se “synimi i dukeshës është të njihet si Princess Consort”. Princess Consort është një titull zyrtar që zakonisht i jepet bashkëshortes së një princi. Titulli i zakonshëm do të ishte Queen Consort – titull i dhënë për gruan e mbretit, e cila ka të njëjtët tituj me të, me përjashtim të fuqive politike dhe ushtarake.

Mendohet se Camilla nuk dëshiron të njihet si mbretëreshë për shkak të zemërimit publik që vazhdon ende të rrethojë deri diku figurën e saj në lidhje me marrëdhënien e dyshimtë me princin Charles, gjatë kohës kur ky i fundit ishte i martuar me Lady Diana-n.

Megjithatë mbretëresha Elizabeth II nuk ka në plan të tërhiqet nga froni për të paktën 2 vjet, ndaj deri atëherë, është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë.

Të këshilluara

Iphone XR më i shituri përgjatë 2019-ës

Apple dhe Samsung kanë dominuar edhe një herë shitjet globale të telefonave të mençur. Këtë herë, megjithatë, Apple prodhoi një numër të telefonave më të shitu...

13:27

Jennifer Lopez e mërzitur nga çmimet Oscar

Oscar-i këtë vit nuk shkoi sipas parashikimeve të Jennifer Lopez. Ajo luajti në filmin “Hustlers” ku performoi një striptizëm që më pas u vlerësua nga shumë kri...

12:25

Ervini i Big Brother baba për herë të parë

Në fillim të vitit 2019, ish-banori i “Big Brother”, Ervin Zyfi i dha fund beqarisë. Ai i propozoi partmeres së tij të zemrës, me të cilën nisi edhe një jetë t...

11:26

Justin Timberlake publikon duetin me SZA

Justin Timberlake dhe SZA e kanë publikuar këngën “The Other Side” që është një prej temave muzikore ne musical e animuar, “Trolls World Tour”. Është fjala për...

17:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI