Flash

Në mini-serialin e Dua Lipa-s dhe “Vogue” flitet shqip (Video)

Lapsi.al 1 March 2020
Në mini-serialin e Dua Lipa-s dhe “Vogue” flitet shqip (Video)

Bashkëpunimi i tyre është realizuar në formën e një sitcom-i të viteve 90’, pra një seriali komedi me emrin “Bota e Dua”-s dhe historia në vija të trasha është ajo e artistes e cila nën presionin e ambientit që e rrethon nuk mund të jetë vetëvetja, as në atë që zgjedh për të veshur. Duket si një parodi e frymëzuar nga shfaqjet e famshme televizive në SHBA, ndërkohë që sipas “Vogue”, Dua përjeton fantazinë e yjeve të pop-it dhe gjatë gjithë kohës na prezantohet me veshjet më të mira të “Javës së Modës në New York”, vjeshtë 2020.

Ajo që sigurisht neve na bën më shumë përshtypje është se në fundin e mini-serialit, qenushat e këngëtares shfaqen në video dhe fillojnë flasin shqip, më saktësisht thonë:

-Më në fund ajo veshi Marc Jacobs…

-Nuk po më shikon më si më parë…

-Po më mahnit Dua…

Këtë gjë e ka përmendur dhe “Vogue” në faqen e saj në Instagram, duke dhënë dhe mesazhin: “Në çfarëdo gjuhe, mund të biem dakord në mënyrë universale se artistja duket absolutisht e mrekullueshme”.

Të këshilluara

Netflix përfiton nga Corona Virus

Sipas ekspertëve të tregut ekonomik “Netflix”-i është një prej kompanive që ka “përfituar” më shumë nga frika e përhapjes së Coronavirus-it. Virusi, epiqendr...

11:17

Kendall:Do doja të isha asistentja e Beyonce

Ndërkohë që është mësuar të ketë asistente personale dhe jo të jetë asistentja e dikujt, Kendall Jenner do ta bënte këtë punë për një person në veçanti. Modelja...

10:45

Kylie dhe Travis rikthehen sëbashku

Vetëm disa ditë më parë, miliarderja Kylie Jenner dhe reperi Travis Scott u fotografuan duke kaluar kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit, së bashku me vogëlushen e...

18:18

Stresi ende i martuar me Keisin

Reperi ka treguar se është ende i martuar me Keisin, pas gjithë atyre lajmeve të bujshme për ndarjen dhe largimin e saj në Kanada. Përmes një postimi të cil...

13:34

Alfio flet për planet e martesës me Fatmën

Pasi tregoi se së shpejti do të rikthehet në ekran së bashku me Fatmën dhe Noah, Alfio Rrotani zbuloi gjatë intervistës për “Lart e poshtë” edhe planet për t’u ...

09:57

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI