Flash

“Kurrë s’kam dëgjuar idiotësi më të madhe”! Rama sulmon ashpër Haradinajn për taksën dhe mbron Albin Kurtin

Lapsi.al 1 March 2020
“Kurrë s’kam dëgjuar idiotësi më të

Edi Rama vijon sulmet ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Sot, në një postim në “Twitter”, Rama  shkruan se Ramushi ka nisur me paturpësi baltosjen e Albin Kurtit.

Sipas Ramës, “Albini mund të jetë gjithçka, po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë!”

Duke vlerësuar vendimin e Kurtit për të hequr taksën ndaj lëndës së parë serbe, Rama sulmon ashpër Haradinajn, duke u shprehur se kurrë nuk ka dëgjuar idiotësi më të medha se predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Me paturpësi Ramushi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit! Albini mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë! Uroj të mos tutet prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës!

Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës,se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës!

Albin Kurti është në rrugën e duhur!Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit! Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës?”, shkruan Rama.  foto galeri

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI