Flash

Stresi ende i martuar me Keisin

Lapsi.al 29 February 2020
Stresi ende i martuar me Keisin

Reperi ka treguar se është ende i martuar me Keisin, pas gjithë atyre lajmeve të bujshme për ndarjen dhe largimin e saj në Kanada.

Përmes një postimi të cilin e ka fshirë më pas, Stresi ka dashur t’u tregojë vajzave që ndoshta i shkruajnë në privat, se është bashkëshorti i Keisit.

Për ta besuar prova e tij më e madhe është kjo certifikatë martese, të cilën ai e ka bërë publike. Në të shohim emrat e çiftit dhe firmat e tyre që konfirmojnë kurorëzimin.

Ky postim vjen pas debatit të madh që u krijua në media me skeçin që Stresi dhe Roza e Lati bënë për arrestimin e reperit një vit më parë.

Keisit nuk i pëlqeu ky skeç dhe iu drejtua Rozës me një postim ku shprehej se i kishin mbaruar idetë që po përfshihej në jetën personale të saj.

Roza iu kundërpërgjigj pak me vonesë duke i thënë se iu desh të priste pasi Keisi është e dashura e shokut të saj të ngushtë dhe ka ngrënë bukë në shtëpinë tij!

Por Keisi i kujtoi që nuk është e dashura por është bashkëshortja e Stresit dhe nëse dëshironi prova, Stresi na i dha sot.

Reperi ka treguar se femrën e tij nuk e prek askush, dhe tani që na kujtoi martesën, të njëjtën gjë ju kërkon dhe vajzave që e ngacmojnë atë.

Të këshilluara

Alfio flet për planet e martesës me Fatmën

Pasi tregoi se së shpejti do të rikthehet në ekran së bashku me Fatmën dhe Noah, Alfio Rrotani zbuloi gjatë intervistës për “Lart e poshtë” edhe planet për t’u ...

09:57

Selena Gomez vazhdon këndon për Justin

Kanë goxha vite të ndarë, Justin është një burrë i martuar dhe Selena nuk pushon së thëni lart e poshtë se e ka mbyllur atë kapitull të jetës. Ja...

16:38

David tregon për takimin e parë me Victorian

Janë një prej çifteve më të famshëm në botë, kanë 20 vite të martuar dhe janë prindër të 4 fëmijëve. Mbi të gjitha, duken çdo ditë e më shumë të dashuruar me nj...

15:19

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI