Flash

Rama sulmon gjykatat: Brenda 2019-ës u liruan 28 kriminelë (Për Lul Berishën ndihmoi edhe Vangjush Dako)

Lapsi.al 29 February 2020
Rama sulmon gjykatat: Brenda 2019-ës u liruan 28 kriminelë (Për

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka sulmuar ata gjyqtarë dhe prokurorë që kanë liruar nga burgu persona të dënuar me burgim përjetë.

Në fjalën e tij nga Kongresi i PS-së, kryeministri Rama tha se qytetarët presin që të bëhet drejtësi me ata të ‘Besëlidhjes’, duke shigjetuar kështu opozitën. Po ashtu ai pohoi se brenda vitit 2019 janë liruar nga burgu 28 kriminelë.

“Nuk mundet dot që të marrim 800 mijë vota, të gjithë energjinë për të shkuar para, nëse nuk bëjmë ndryshe disa gjera që kemi refuzuar t’i bëjmë gjatë gjithë kohëve. Shkalla e ulët e komunikimit të deputetëve me komunitetin, është tipologji, me përjashtime që përforcojnë rregullin. Është e papranueshme, në kushtet kur jemi rrethuar nga boshi. Çfarë shohin njerëzit në media?! Asgjë thuajse! Shohin gjëra që janë dekurajuese, dhe një pjesë e madhe janë të pavërteta. Kush do e mbush këtë boshllëk? Ne kemi sot të gjitha bashkitë e vendit, ne e bëjmë atë punë më mirë se të tjerët. Është ndryshe kur je aty dhe s’ke fare njeri dhe të gjithë presin nga ty. Madje mund të të kërkojnë shumë më tepër se ti mund të bësh. Në mandat të tretë për të bërë trefishin e gjërave që kemi bërë sot, po. Për të materializuar ato që kemi mbjell dhe kemi kultivuar, po. Të bëjmë atë që tha Etilda, që mos të flitet më për llumin e drejtësisë. Nëse shumica e popullit e lidhin drejtësinë me ata të Besëlidhjes, që po s’u lidhën ata s’kanë besim tek drejtësia…unë e kuptoj këtë. Lufta me krimin sot ka kaluar në një shkallë të re, sot kemi SPAK. Te cili prokuror t’i çonim këto asetet e OFL, kujt t’ja besonim? Tek gjykatat që kanë lidhur 28 kriminelë, brena 2019, disa janë bërë publike në media disa më pak ose aspak. Me këta do luftonim krimin?”, theksoi Rama.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI