Flash

Kongresi PS, Taulant Balla në delir: Aleancë e pështirë kundër reformës në drejtësi

Lapsi.al 29 February 2020
Kongresi PS, Taulant Balla në delir: Aleancë e pështirë

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, përmendi si një nga arritjet më të mëdha të mazhorancës reformën në drejtësi.

Duke folur në ditën e dytë të punimeve të Kongresit të PS-së, Balla tha se kjo reformë u miratua pavarësisht kundërshtisë së hapur të opozitës dhe presidentit Meta.

Ai nuk nguroi që ti etiketojë si "aleancë e pështirë kundër reformës".

Balla: Prej korrikut 2016 në Shqipëri rreshtimi i krahëve në politikën shqiptare nuk është vetëm në nocionet bazë e majtë – e djathtë, shumicë – pakicë apo pozitë – opozitë. Prej atij momenti në Shqipëri u krijua një aleance e pështirë kundër Reformës në Drejtësi, me Sali Berishën në ballë, Ilir Metën pas shpine, Lulzim Bashën në krah dhe Monika Kryemadhin në çizme. Reforma në Drejtësi ishte dhe është angazhimi ynë themelor prej kur e propozuam për herë të parë në vitin 2008 nevojën e një reforme të tillë dhe jetësimin e të cilës e filluam sapo morëm besimin e shqiptarëve.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI