Flash

Video/ Tirana i bën spektakël 5-1: Partizani i sulet arbitrit Juxhin Xhaja

Lapsi.al 28 February 2020
Video/ Tirana i bën spektakël 5-1: Partizani i sulet arbitrit Juxhin

Një derbi që nisi mirë e përfundoi si mos më keq për Partizanin. Episodet fundosën skuadrën e Sormanit që praktikisht luajti gjithë ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Bitrit, në penalltinë e parë, nga dy të akorduara nga një i kontestuar Juxhin Xhaja në favor të Tiranës, që më 5-1 e fiksuar në derbi konsolidon kreun e kampionatit dhe e sheh veten më pranë titullit kampion.

E të mendosh që impakti i Partizanit me ndeshjes ishte i jashtzakonshëm: të kuqtë ishin agresivë, e në 80 sekonda rrezikuan dy herë portën e Likës, nuk morën një 11 metërsh për një prekje evidente me dorë në zonë, përpara se Melo Cordeiro të shënonte një gol spektakolar në minutën e 2 të sfidës me Tiranën. Të kuqtë i bënë një start blic ndeshjes, duke ia bërë bardhebluve jetën të vështirë....por vetëm për 10 minuta.

Ekzaktësisht aq, sepse avantazhit të shpejtë të Partizanit, i përgjigjet Tirana me dy penallti në harkun e katër minutave, me përmbysjen që nisi nga një gafë skandaloze e mbrojtjes së të kuqve. Bitri e Belica ngatërrohen me njëri-tjetrin duke i dhënë mundësinë Torassa të shfaqet përballë Hoxhës, duke detyruar Bitrin ti shkaktojë faull. Penallti e karton i kuq nën protestat e lojtarëve të Partizanit, që nuk ndaluan Bathën të shënojë golin e barazimit nga pika e bardhë e penalltisë.

Ish-mesfushori i Partizanit i shkakton hidhërimin e dytë në minutën e 18 të kuqve, me një tjetër ish-lojtar që rrëmbeu penalltinë e dytë në favor: Torassa u pengua nga Telushi dhe Batha është përsëri i saktë nga pika e bardhë, duke përmbysur derbin. Ajo që të kuqtë nuk kanë gëlltitur dot ka qenë standardi i dyfishtë që ka përdorur arbitri Xhaja, që ka toleruar në disa raste lojtarët e Tiranës, më flagrante ndërhyrja e Bathës, po karton nuk pati.

Sikur të mos mjaftonin dy penalltitë me të cilat Tirana përmbysi derbin dhe një lojtar më pak që në minutën e 13 të ndeshjes, Partizani shënoi edhe një autogol skandaloz në portën e tij. Hektor Idrizi devijoi në portën e tij, duke tradhëtuar Hoxhën në krosimin e Ngo'o në minutën e 63. Derbi i kryeqytetit tashmë ishte i vendosur...

Një derbi që përfundoi në mënyrën më të keqe për Partizanin, që në fundin e ndeshjes me Tiranën, pësoi edhe dy gola që i japin përmasa humbjes së të kuqve. Muci shënoi golin e katërt në minutën e 81, duke ndjekur mirë aksionin e duke dërguar në rrjetë topin e kthyer nga grushtimi i Hoxhës.

Asgjë për të shpëtuar në këtë ndeshje dhe llogaritë sulmuesi i ri bardheblu i mbylli vetë, me golin e pestë, direkt nga goditja e dënimit në minutën e parë shtesë. Super gol i talentit bardheblu që befason Hoxhën dhe fikson një rezultat që do të mbahet mend. 47 pikë për Tiranën, që tani pret e qetë sfidën e Kukësit (42) në Niko Dovana, ndërsa Partizani duhet të heqë dorë nga titulli, nëntë pikë nga bardheblutë dhe të shohë shanset për një vend në Europë, ku beteja do të jetë e ashpër.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI