Flash

“Janë testuar 18 persona", Manastirliu: Deri më tani asnjë rast i konfirmuar me koronavirus

Lapsi.al 28 February 2020
“Janë testuar 18 persona", Manastirliu: Deri më tani

Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Deklarata vjen nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e Task Forcës, e cila u shpreh se 18 personat e testuar kanë rezultuar negativë.

“Shqipëria nuk mund të jetë imun ndaj një rreziku si koronavirusi, por jemi bashkë për të bërë më të mirën e mundshme. Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, janë testuar 18 persona, që rezultojnë negative.

Përveç mjeteve të mbrojtjes personale dhe stokut ekzistues, ka nisur puna për të shpërndarë 1.2 mln maska kirurgjikale në strukturat e parësorit dhe spitale. 1 mln $ janë rialokuar dhe janë shtesë në buxhetet e spitaleve për të patur stokun e mjaftueshëm për cdo skenar potencial.”- u shpreh Manastirliu.

Drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico, u shpreh se në vijim të punëve të kryera,  ky institucion vijon me kryerjen e ekzaminimeve për rastet e dyshuara,tw cilat kryhen pasi monitorohet survejanca aktive.

“Po vijojmë me trajnimet, në të gjitha nivelet, që nga vete ISHP deri në qelizë. Vijuam dhe përfunduam me traumën, urgjencën. Vijojmë me përditësimin e materialit, dhe pajisjen e strukturave me mjetet mbrojtëse personale.”- tha Fico.

“Pas filtrit të parë që janë pikat kufitare, i dytë është 127 ku vijojnë thirrjet, janë 7745 thirrje nga data 23 që është shfaqur,kemi 45 % rritje të numrit të thirrjeve, po ashtu edhe rritje të vizitave." u shpreh Drejtori i Urgjencës në QSUT, Brataj.

Të këshilluara

Tritol makinës së 54-vjeçares në Tiranë

Nje shpërthim me tritol është regjistruar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çekrez. Tritoli i ëahtë vendosur një makine “Volksvagen”, në pronësi të 54...

08:57

Policia arreston Henri Çilin

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar pronari i Universitetit Europian të Tiranës, njëherazi dhe botuesi, Henri Çili. Burimet e Lapsi.al konfirmojnë ngjarjen. ...

08:48

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI