Flash

Haradinaj: Albin Kurti më dërgoi letër urgjente për takim

Lapsi.al 28 February 2020
Haradinaj: Albin Kurti më dërgoi letër urgjente për takim

Ish-kreu i qeverisë, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot para mediave se ka marrë ftesë për takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj ka deklaruar se Kurti i ka dërguar një letër urgjente për takim, për të folur për tema me interes nacional.

“Z.Kurti sot më ka dërgu një letër, urgjent për parlament në takim. Dje ka dalë në konferencë për shtyp, ai sot më dërgon një letër më kërkon në takim me bisedu për tema të interesit nacional”, ka thënë ai.

Haradinaj ka shtuar se ja ka kthyer letrën, duke i treguar që është gati që të ulen e të bisedojnë.

“Unë i kam kthy një letër atij, i kam treguar që jam i interesuar me bisedu, ju kam drejtuar disa herë publikisht, por, ju nuk keni gjetë kohë për një temë të cilën kam kontribu, pasi e keni marrë vendimin e keni thirr një takim sa për sy e faqe ky është më shumë se ofendim”, thotë ai./ express

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI