Flash

Edhe Linda Rama flet në Kongresin e PS-së, kujton momentin kur Edi Rama mori drejtimin e partisë

Lapsi.al 28 February 2020
Edhe Linda Rama flet në Kongresin e PS-së, kujton momentin kur Edi

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda ka mbajtur një fjalë në Kongresin e Partisë Socialiste.

Në fjalën e saj, Linda ka folur lidhur me bashkëshortin e saj duke kujtuar edhe momentin e parë që Rama erdhi në krye të Partisë Socialiste në vitin 2005.

“Jam munduar të qëndroj larg por ky m’u duk momenti i duhur. Faleminderit kujt i shkoi mendja për të ma bërë këtë ftesë. Bëra shumë mirë që erdha pa mëdyshje. Fjala ime përzien brenda një grua, nënë, studiuese e shoqen e jetës së kryetarit tuaj. Ishim duke eksperimentuar një projekt të ri në një shkollë në Gjirokastër a Përmet dhe drejtori i shkollës kishte qënë delegat i PS-së në Kongresin e 2005. Në vjeshtën e 2005, PS zgjidhte kryetarin e ri. Ishte ai kongresi i trazuar që zgjodhi kryetar Edin. “Si shkoi Kongesi?,-e pyeta unë. “Nuk e zgjodhëm ne kryetarin tha, na mbytën me mesazhe fëmijët duke na shkuar zgjidhni atë të gjatin. Është modern ai tha. Edi erdhi në krye të PS si thirrje e fëmijëve të atyre që i dha jo pak Shqipërisë së 25 viteve më parë,”-tha ndër të tjera në fjalën e saj Linda.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI