Flash

Arrestimi/ Si u fut Henri Çili në skemën për lirimin nga burgu të djemve nga Lazarati

Lapsi.al 28 February 2020
Arrestimi/ Si u fut Henri Çili në skemën për lirimin nga

Mes 28 personave të arrestuar nga policia në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete të vendit është edhe botuesi i njohur Henri Çili. Ai u arrestua bashkë me drejtorin juridik të Universitetit Europian të Tiranës, Ilir Korbi. Pasi u mbajtën për disa orë në Policinë e Tiranës u transportuan drejt Gjirokastrës, aty ku zë fill hetimi që ka zgjatur prej muajit shtator 2019. Por si është i implikuar Henri Çili në këtë cështje? Në qendër të hetimit kanë qenë fillimisht vëllai i bashkëjetueses së Henri Çilit, Gazmir Ajdinaj dhe vëllezërit Aliko nga fshati Lazarat.

Grupi ku ishte përfshirë Gazmir Ajdinaj nga Ballshi, merrej me trafik të lëndëve ekskplozive dhe të drogës. Ushtronte veprimtari në disa qytete, si Gjirokastër, Këlcyrë dhe Shkodër.

Prokuroria po e mbante nën përgjim Ajdinajn. Gjatë këtyre muajve është konstatuar një telefonatë e tij dhe shtetasit Adil Aliko nga fshati Lazarat. Aliko është babai i Arbion dhe Alban Alikos, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat. Sipas kësaj telefonate, mësohet se babai i vëllezërve Aliko ka thënë se i kërkonin 1 milion euro për ndryshimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, shumë që ai nuk e dispononte. Ndërkohë Gazmir Ajdinaj i ka mundësuar Adil Alikos një takim me Henri Çilin. Sipas dosjes së Prokurorisë ky takim ka ndodhur më 7 dhjetor 2019 në Tiranë.

Biseda është përgjuar dhe filmuar. Sipas përgjimeve del që shuma është ulur nga 1 milion euro në 750 mijë euro, shumë që do të përdorej për lehtësimin e vendimeve gjyqësore të vëllezërve Aliko. Henri Çili do të ndikonte tek eksponentë të lartë të drejtësisë për ta parë me prioritet dosjen e Arbion dhe Alban Alikos nga Lazarati. Një pjesë e shumës do të paguhej cash dhe pjesa tjetër me prona të ndryshme. Sipas dosjes hetimore, rezulton se në 10 janar 2020, Henri Çili i ka dhënë një prokurë për të vepruar në emrin e tij, bashkëpunëtorit Betim Shkupi për marrjen e dy pronave në formë dhurimi nga shoqëria “Fishta sh.p.k” në Velipojë, në pronësi të biznesmenit Sait Fishta, i cili është arrestuar gjithashtu nga Prokuroria.

Pas këtij dhurimi, Henri Çili komunikon me Gazmir Ajdinajn dhe i thotë se gjithçka ka shkuar për mrekulli dhe se meritonte një shpërblim.

Prokuroria ka konstatuar se më datë 3 shkurt 2020, Henri Çili ka komunikuar me Drejtoreshën e Kadastrës së Shkodrës duke i kërkuar që të veprojë me shpejtësi për regjistrimin e pronave.

“Kjo shtetase, pasi i premton se do të veprojë shpejt, i kërkon që të dërgojë dokumentet”, shkruhet në dosje.

Disa ditë më vonë, prokuroria konstaton se Henri Çilit i janë dorëzuar edhe 30.000 euro për të ndikuar në vendimin për Alikot.

Prokuroria ka kapur edhe një rast tjetër të tentativës për të ndikuar mbi vendimin që do të jepej për Feti Yzeirajn, i dënuar me burgim të përjetshëm. Jazo Liko është përgjuar duke mbledhur 1 000 000 lekë nga familjarët e Yzeirajt me qëllim dorëzimin tek Gazmir Ajdinajt për llogari të Henri Çilit.

Shuma prej 1 000 000 lekë nuk u dorëzua pasi Lazo Liko u ndalua në momentin që do të dorëzonte paratë.

Pas marrjes së pronave dhe parave, sipas prokurorisë, Henri Çili ka zhvilluar një takim më datë 14 janar 2020 me një drejtues të lartë të Sistemit të Drejtësisë në një hotel në Tiranë. Dyshohet se ky është gjyqtari Ardian Dvorani, i vetmi i mbetur në Gjykatën e Lartë dhe që do të ishte relatori i cështjes ndaj vëllezërve Aliko.

Edhe ky takim është përgjuar.

Nga përgjimet është konstatuar se Henri Çili i kërkon zyrtarit të lartë që të zgjidhë çështjen e vëllezërve Aliko dhe Yzeirajt sa më parë dhe ai i siguron se ata (Alikot) do të jenë në 50 dosjet e para që do të shqyrtohen.

Disa ditë më vonë arrestohet pikërisht Gazmir Ajdinaj teksa policia i kapi dy kallëpe tritol në makinë.

Arestimi erdhi pasi prokuroria ka përgjuar një telefonatë mes Arbion Alikos nga burgu i Burrelit dhe Gazmir Ajdinajt për një sasi tritoli.

Në 23 shkurt 2020, Ajdinaj shkon në Gjirokastër dhe mori disa sende nga Adil dhe Amarildo Aliko. Policia ndaloi makinën e tij në Tepelenë duke i gjetur aty dy kallëpe tritol si edhe fitil zjarrpërcjellës.

Operacioni i djeshëm është faza e dytë arrestimeve të bëra ndaj grupit ku bënte pjesë edhe Ajdinaj.

Operacioni i policisë ishte koduar “Mezhgorani”. Për të komunikuar arrestimet doli para mediave vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Botuesi Henri Çili akuzohet për katër vepra të rënda penale. “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Më poshtë emrat e plotë të 28 të arrestuarve.

Xhevair Sejati

Neuland Miçi

Skënder Toska

Armando Hajdinaj

Sidi Ramaj

Erment Beqaraj

Askerd Malkë

Elidon Alikollari

Lisandër Alikollari

Ervin Çela

Ali Hysa

Antonio (Saimir) Hasa

Entilon Kamberaj

Abaz Dani (Mesi)

Shpresa Gjoci

Sait Fishta

Besnik Fishta

Henri Çili

Enri (Gazmir) Ajdinaj

Ilir Korbi

Liko Jazi

Amarildo Aliko

Eraldjan Hodo

Renato Riza Toska

Kejsi Kujtim Meço

Edmond Xaka

Kristina Bashi

Adriatik Brakaj

REAGIMI DVORANIT 

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, njëherësh dhe kryetar i Këshillit të Emërimeve ë Drejtësisë, Ardian Dvorani, ka reaguar pas arrestimit të Henri Çilit dhe lakimit të emrit të tij si të përfshirë në këtë çëshje. Dvorani pas mbaroi seancën e pyetjeve në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Metës, foli për mediat duke thënë se nuk e ka takuar Çilin në asnjë kafe. Më tej ai shtoi se nuk është në dijeni që mund të jetë lobuar në Gjykatën e Lartë për dosjen e Alikove, pasi ky institucion nuk është funksional dhe dosjet nuk mund të gjykohen dot.

REAGIMI I UNIVERSITETIT EUROPIAN TE TIRANES

Profesorati i Universitetit Europian të Tiranës ka dalë sot me një qëndrim të unifikuar lidhur me arrestimin e botuesit dhe analistit Henri Çili. Në një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme, rektorati sqaron se ndalimi i z.Henri Çili nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e UET dhe European Education Initiative shpk, që ka në pronësi këtë universitet.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI