Flash

2 marsi/ Ironi dhe përplasje mes Ramës dhe Metës

Lapsi.al 28 February 2020
2 marsi/ Ironi dhe përplasje mes Ramës dhe Metës

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga 2 marsi, datë në të cilin presidenti Ilir Meta ka thirrur qytetarët që të marrin pjesë në një manifest kombëtar, kanë filluar edhe shigjetimet nga larg mes këtij të fundit dhe Edi Ramës.

Teksa ishte i pranishëm në aktivitetin ku po prezantohet projekti për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, Rama nuk i kursehu ironitë, ndërsa theksoi se presidenti ka shtëpi, ndërsa ai ishte aty për ta që jetonin në çadra. Në këtë linjën ai theksoi se ishte luks i madh për të që të merrej me presidentin.

“Presidenti e ka shtëpinë. Më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra dhe presin që të futen ën shtëpinë e tyre. Për ata jam unë këtu, jo thjesht në këtë konference, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën. Jua kam lënë juve çështjen e presidentit. Unë nuk merrem me Presidentin. Është shumë luks i madh për mua të merrem me Presidentin.”, tha Rama, ndërsa reagimi nga Lresidenti vjen nëpërmjet zëdhënësit të tij, Tedi Blushi.

"Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë”, shkruan ai. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Tritol makinës së 54-vjeçares në Tiranë

Nje shpërthim me tritol është regjistruar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çekrez. Tritoli i ëahtë vendosur një makine “Volksvagen”, në pronësi të 54...

08:57

Policia arreston Henri Çilin

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar pronari i Universitetit Europian të Tiranës, njëherazi dhe botuesi, Henri Çili. Burimet e Lapsi.al konfirmojnë ngjarjen. ...

08:48

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI