Flash

Superfuqi si Kina nuk po e ndalin dot/ Manastirliu: Kemi kapacitetet për çdo situatë të përballjes me koronavirusin

Lapsi.al 27 February 2020
Superfuqi si Kina nuk po e ndalin dot/ Manastirliu: Kemi kapacitetet për

Ministrja e Shëndetësisë bëri sot një deklaratë të fortë.

“Kemi gati strukturat për përballimin e koronavirusit të ri, për karantinimin e personave të dyshuar, strukturat spitalore për trajtimin e rasteve potenciale si dhe strukturat ku do të zhvendosen shërbimet aktuale, nëse do të jetë e nevojshme. Kemi parashikuar skenarët për çdo situatë, që nga rasti i parë potencial e deri në maksimumin e parashikimit”- u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë raportimit në Komitetin e Sigurisë Kombëtare, të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.

Duke deklaruar se strukturat në të gjitha nivelet kanë marrë masat paraprake bazuar në rekomandimet e OBSH, Manastirliu siguroi për gatishmërinë e të gjitha strukturave shëndetësore.

“Në skenarët që ekspertët tanë kanë parashikuar, që me konfirmimin e rastit të parë, ne vëmë në dispozicion strukturat që fillojnë me spitalin Infektiv në QSUT, me një kapacitet 80 shtretërish dhe me një forcë të punonjësve të shëndetësisë, 109 punonjës, të cilët do të jenë të fokusuar për të trajtuar sipas protokolleve më të mira rastet e mundshme. Kemi përcaktuar bokset, dhomat e izolimit, është investuar në të gjitha linjat e oksigjenit në strukturën e Infektivit, për të bërë të mundur transformimin e këtij spitali, nëse do të kalonim në skenaret e tjerë, që do të ishin nga 0 në 100 si dhe 100 deri në 150 raste të prekura. Sigurisht, duke siguruar këtu të gjitha kapacitet dhe nevoja për ato raste të rënda, pasi dihet që 5% e rasteve që konfirmohen me koronavirus janë raste të cilat do të kenë nevojë për suport respirator”, tha Manastirliu.

Manastirliu theksoi se për çdo skenar, janë parashikuar kapacitetet e nevojshme, janë trajnuar stafet, është siguruar stoku i mjaftueshëm i medikamenteve, kite reagentë. Aktualisht spitalet janë të pajisura me stokun e nevojshëm të materialeve mbrojtëse personale dhe po furnizohen në vazhdim më stokun e dytë, për të cilin Ministria e Shëndetësisë ka rialokuar një fond prej 1 milion dollarë.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se janë marrë masat edhe për karantinimin e personave të shëndoshë-të dyshuar, në strukturat e pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa deklaroi se janë përcaktuar gjithashtu edhe spitalet e tjera, ku do të trajtohen pacientët për sëmundjet që trajtohen në ato spitale, të cilat do të shndërrohen në spitale për trajtimin e COVID-19, nëse do të jetë e nevojshme.

Deri në këto momente, në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19, ndërsa vijojnë testimet për rastet e dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, i vetmi laborator i çertifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kryerjen e diagnozës së koronavirusit te ri në vendin tonë. Deri tani janë testuar 17 raste të dyshuara që kanë rezultuar negativ. Sipas Ministres Manastirliu, të gjitha struktura shëndetësore janë në gadishmëri për përballjen me këtë virus të ri.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI