Flash

Stresi kërcënon publikisht reperin S4mm

Lapsi.al 27 February 2020
Stresi kërcënon publikisht reperin S4mm

Disa orë më parë, reperi S4mm ndau në llogarinë e tij në Instagram një video të tijën duke kënduar, e cila u kuptua qartë se ishte një “diss”.

“Që 10 vjet ke karrierë, ama s’ke bo asnjë hit”- shprehej reperi në vargjet e tij, të cilat thuhet se i dedikohen Stresit.

S4mm s’kishte përmendur asnjë emër në këngën e tij, mirëpo Stresi i cili duket se e ka marrë mesazhin, ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka “kërcënuar” reperin duke i këshilluar të mos merret me të, ndërsa më pas shpërthen në sharje kundrejt “S4mm”.

“Ju kisha lut të rrini në punën tuaj, bëni muzikë të mirë, bëni hite edhe jua jap dorën. Mos se…” – shprehet ndër të tjera Stresi, siç mund ta dëgjoni në video.

Ende nuk dihet ç’ka ndodhur saktësisht mes dy reperëve dhe cila është arsyeja konkrete që i ka shtyrë të bëjnë këto “diss-e”, megjithatë presim ta mësojmë sa më shpejt.

Të këshilluara

Hologrami i Whitney Houston, turne muzikor

Whitney Houston ka vdekur 8 vite më parë, por falë zhvillimit të teknologjisë turet e saj muzikore vazhdojnë akoma. Hologrami i këngëtares ka mbledhur 1800 f...

14:44

Filmat më të mërzitshëm në netflix

Mbrëmja nis me një kërkim në dukje të pafundëm të një filmi të lezetshëm në Netflix. Dy orë më vonë s’keni gjetur asnjë titull që ju bind. Përdoreni këtë listë ...

14:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI