Flash

Motra e Kobe Bryant ka zgjedhur këtë mënyrë për ta kujtuar të vëllain dhe mbesën

Lapsi.al 27 February 2020
Motra e Kobe Bryant ka zgjedhur këtë mënyrë për ta

Motra e Kobe Bryant, Sharia Washington, ka zbuluar tatuazhin e saj të ri që është i gjithi një dedikim për yllin e ndjerë të basketbollit dhe vajzën e tij Gianna.

Babai dhe vajza u vranë në mënyrë tragjike në moshën 41 dhe 13-vjeçare në një aksident fatal me helikopter në 26 janar së bashku me nëntë persona të tjerë.

Sharia tregoi në Instagram tatuazhin e ri për të nderuar kujtimin e vëllait të saj Kobe dhe mbesës Gianna.

Në foto shohim një gjarpër Mamba të zi (Black Mamba) që mbështjell numrat dy dhe 24, që ishin numrat e fanellave të basketbollit të Gianna-s dhe Kobe-t.

Për këtë tatuazh motra e Kobe-t u frymëzua në modelin e njërës prej bluzave të basketbollistit, e cila kishte një gjarpër që kishte mbështjellë numrat dy dhe katër.

Në janar, Sharia ndau një koleksion fotografish me Kobe-n ndër vite, ku shkruante:

“Në emër të familjes sonë, ne bashkohemi me Vanessa-n, Natalia-n, Bianka-n dhe Capri-n në pikëllimin e humbjes së Kobe-t dhe Gianna-s në një aksident kaq tragjik”.

Në fillim të kësaj jave, u mbajt një memorial publik për Kobe-n dhe Gianna-n në Staples Center në Los Angeles, ku Kobe luajti për Lakers për 17 sezone të karrierës së tij 20-vjeçare në NBA.

Pjesë e publikut ishin të gjithë miq personalë, familjarë dhe adhurues të familjes Bryant.

Të këshilluara

Arben Derhemi përfundon në spital (FOTO)

Jeta e tij ka qenë e lidhur pas teatrit e aktrimit dhe në karrierën e tij numërohen shumë role. Por kohëve të fundit jo çdo gjë po shkon ashtu si duhet. Arbe...

13:18

Rita Ora ndahet nga Raff Law

Rita Ora dhe Raff Law janë duke shmangur artistikisht njëri-tjetrin, pak kohë pasi ata u afruan me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të filmit “Twist”. “Unë mund...

10:20

Mesazhi që u bë viral nga Sintia Nikson

Ajo fitoi miliona fansa në rolin e saj si avokatja e guximshme në Sex and the City, por tani Sintia Nikson ka diçka krejt tjetër në mendje. Ajo ka hequr dorë...

17:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI