Flash

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Besnik Cani

Lapsi.al 27 February 2020
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Besnik Cani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e KLP-së Besnik Cani. KPA në arsyetimin e këtij vendimi, thekson se prokurori Cani shkarkohet për mosdeklarim të saktë pasurisë.

Pas verifikimeve të kryera, Komisionerit Publik kërkoi shkarkim nga detyra të Canit, pasi sipas këtij institucuoni ai rezultonte me mungesë të burimeve financiare.

DEKLARATA E KOMISIONERIT PUBLIK NE 18 SHKURT:

Për KP nga shqyrtimi i dosjes u provua se subjekti gjendet në kushte të pamjaftueshme për dy shuma të blerjes se banesës.

– subjekti ka deklarim të pasaktë, mungesë të burimeve të ligjshme.

Në lidhje me pasurinë, truall 600 m2 në Paskuqan, nuk provohet burimi i ligjshëm i saj.

Lidhur me pasuritë autoveturë dhe garazh, subjekti ka deklarim të pasaktë ndër vite dhe mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e këtyre pasurive. Në ato vite ka një bilanc negativ prej gati 500 mijë lekë.

KP: Për periudhën 2010-15 subjekti ka një bilanc negativ 2 mln lekë mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve.

Për aftësitë profesionale, konfirmimi në detyrë është vendosur në vlerësim të gabuar të provave.

Subjekti ndodhet ne kushtet ku me veprimet dhe mosveprimet e tij, marrëdhënies së tij me një kompani tregtare, si dhe përfitimi i statusit të të pastrehut kur kryente detyrën e titullarit të Prokurorisë Fier, KP rithekson se këto kushte bien ndesh me detyrën e magjistratit.

KP: Për kriterin e pasurisë, subjekti rezulton me mungesë të burimeve financiare.

Përfundimisht kërkojmë: Shkarkimin nga detyra të Besnik Canit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kërkuar shkarkim nga detyra të Besnik Canit.

vijon….

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI