Flash

Koronavirusi/ “Janë vlerësuar 3500 raste”, ministria e Shëndetësisë një thirrje për qytetarët që kanë ardhur nga Italia

Lapsi.al 27 February 2020
Koronavirusi/ “Janë vlerësuar 3500 raste”, ministria e

Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës ku dër koronavirusit, Eugena Tomini deklaroi se janë vlerësuar 3500 raste të personave që kanë pasur histori udhëtimi në vendet e prekura nga ky virus.

Sipas Tominit, në Rinas dhe në pikat e tjera hyrëse e dalëse te terrorit shqiptar, pasagjerët që hyjnë në Shqipëri po i nënshtrohen matjes së temperaturës.

Po ashtu, në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, Tomini iu bëri thirrje qytetarëve që kanë hyrë në vendin tonë, por që nuk kanë shenja të këtij virusi, të vetëkarantinohen për një periudhë të caktuar, ndërsa ata që shfaqin simptoma dyshuese, të telefonojnë pranë numrit 127.

“Janë vlerësuar 3500 udhëtarë që kanë pasur histori udhëtimi në vendet me transmetim të shpërthimit komunitar. Në Rinas, po kryet monitorimi i temperaturës për të gjithë pasagjerët. Ministria e Shëndetësisë, i bën thirrje qytetarëve që kanë udhëtuar në vendet e prekura, që kanë pasur kontakte me persona të sëmurë apo jo me COVIT të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore. Ata që kanë temperaturë apo ethe, kollë, të telefonojnë në numrin 127 për të marrë udhëzime të duhura. Udhëtarët vlerësohen në drejtim të temperaturës. Aeroporti i Rinasit bën vlerësimin me temperaturë. Ata që kanë prezencë të ndonjë shenje klinike, pa temperaturë, duhet të vetëkarantinohen.”, tha Tomini.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI