Flash

Deklaratat e Lavrov/ Yuri Kim publikon korrigjimin e Ramës: Ne kemi zgjedhur NATO-n dhe BE-në, nuk jemi detyruar

Lapsi.al 27 February 2020
Deklaratat e Lavrov/ Yuri Kim publikon korrigjimin e Ramës: Ne kemi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka publikuar në “Twitter” qëndrimin e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit dhe konferencës me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Kim publikon deklaratën e Lavrov dhe korrigjimin e Ramës që thotë se Shqipëria nuk është në të njëjtën linjë me aleatët e mëdhenj, NATO dhe BE sepse është e detyruar por se ka zgjedhur.

POSTIMI

Këtu është biseda

LAVROV: “Ne nuk mund të zhvillojmë marrëdhënie [bilaterale] aq intensivisht sa mundemi … por Kryeministri përmendi detyrimet që ka Shqipëria ndaj NATO-s dhe SHBA-ve në veçanti si aleati i saj …

Ne i dimë synimet e Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE… Unë besoj se Shqipëria mund të jetë një nga ata shembuj, kur detyrimet e tyre pengojnë marrëdhënie të zhvilluara miqësore, bashkëpunim të dobishëm, të ndërsjellët në tregti, investime, dhe marrëdhënie ekonomike”

RAMA: “Unë do të shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj, me NATO-n ose BE-në sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur…

Askush nuk na detyron neve. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe.”

Yuri Kim Twitter

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI