Kuptohet qartë se argumenti i hedhur sot në treg fut ujë nga të gjitha anët. Askush nuk beson se kompania Fusha që ka marrë mbi 100 milionë euro punë nga Rilindja, që i paguan nga 900 euro natën dhomën e hotelit Maznikut, i paska kundërshtuar ata për realizimin e projektit. Sikurse ka treguar edhe investigimi shterues i Lapsi.al (shiko linkun e fundit poshte me 11 mashtrimet), projekti ka qenë një projekt personal i Edi Ramës, i cili ka thirrur fillimisht arkitektin danes Bjarke Ingels dhe pastaj kompaninë Fusha. Pra kësaj të fundit i është dhënë detyra për ta realizuar atë, pa pasur as luksin për të të thënë se çfarë donte pa pasur as atë për të kundërshtuar. Prandaj kjo fabul nuk qëndron.
Raporti/ Piruetat e pafundme të Erion Veliajt për teatrin
Nëse ende mbetet e paqartë se pse u tërhoqën qeveria dhe bashkia, nga diskreditimi publik i një grabitje që shkonte mbi 200 milionë euro në xhepa okultë, apo se ka një projekt tjetër sekret, apo se ka zgjedhur një rrugë të ndryshme duke përdorur para publike për ndërtimin, një gjë është e sigurtë: Versioni që ka hedhur sot në treg bashkia, për tërheqjen e firmës Fusha për të cilën parlamenti votoi një ligj special, është një gënjeshtër e trashë.Një hetim që nuk duhet humbur: Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave
Dhe ky është një shembull më shumë se ajo që fabrika e mashtrimeve të Lali Erit ti të bëjë më mirë është prodhimi i fabulave që i besojnë vetëm ata që i krijojnë. ©Lapsi.al