Flash

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Regjim i ‘censurës paraprake’ në media

Projektligji i propozuar nga qeveria për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale kufizon në mënyrë drastike raportimin mediatik mbi dosjet hetimore, duke rrezikuar sipas ekspertëve vendosjen e një regjimi censure paraprake në shkelje të Kushtetutës, duke goditur gazetarinë e pavarur dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

13:07

Rama e Lavrov komentojnë marrëdhëniet mes dy vendeve: Që nga koha e Stalinit s’ka patur një telefonatë

Lapsi.al 26 February 2020
Rama e Lavrov komentojnë marrëdhëniet mes dy vendeve: Që nga

Në konferencën e përbashkët për mediat, kryeministri Edi Rama e ministri i jashtëm rus, Lavrov iu përgjigjën interesit të gazetarëve lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe se sa do të ndikojë kjo vizitë në Moskë e kreut të qeverisë shqiptare.

“Nuk është sekret por fakt që marrëdhëniet tona janë në mjaft nivele mjaft të ulëta. Më tha ambasadori rus që Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk ka pasur një telefonatë të vetme prej shumë vitesh, kam përshtypjen prej Stalinit, sepse kur iku Stalini ju lamë dhe ne. Kjo tregon gjithçka, asnjë telefonatë, e lere më vizitë apo trajtime. Nuk mendoj që Rusia është armik për askënd me të cilin jemi përkrahur ndonjëherë, është konkurrent jo armik. Kemi shumë gjëra për të bërë pa pretenduar, të ndryshojmë themelet dhe pa pretenduar që të ndryshojë Rusia.  Jemi të qartë për këtë.  Ne do të përpiqemi që të kemi raste të takohemi sërish me ministrin dhe të vijojmë të lexojmë së brendshmi enciklopedinë e punëve të jashtme.”- u shpreh Rama, por në përgjigje mori nga ministri Lavrov firmosjen e marrëveshjeve në 2004, për të cilat, shefi i diplomacisë ruse tha se nuk janë ratifikuar ende.

“Me gjasë ajo çfarë ju përmendët është reale. Por në 2004 bëra një takim në Tiranë e më pas nënshkruam një traktat miqësie e bashkëpunimi me ministrin e jashtëm të asaj kohe, nuk u ratifikua sepse pala shqiptare e harroi, por fakt është se ekziston, është gati dhe ne mund ta bëjmë efektiv në mënyrë që të vijojmë me komunikimet dhe ne do të komunikojmë nëpërmjet telefonatave për zhvillimet e OSBE.” u shpreh Lavrov, i cili mori sakaq premtimin e kreut te qeverisë shqiptare se do të shohë këtë cështje me të mbërritur në Tiranë.

“Në fakt telefonatat që nuk janë bërë që nga koha e Stalinit do të bëhen me ju. Ka pasur një marrëveshje po, por diçka që është nënshkruar nga qeveria e mëparshme nuk është se duhet hequr nga qeveria aktuale. Unë bëj çfarë them.” theksoi Rama.

Të këshilluara

Burri vret me levë gruan në Durrës

Para pak minutash një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj, brenda një dyqani në Durrës. Ngjarja tragjike ka ndodhur te sheshi "Azem Hajdari”. Çi...

11:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI