Flash

Plas sherri në familjen Kardashian

Lapsi.al 26 February 2020
Plas sherri në familjen Kardashian

Një episod i dhunshëm na pret në reality show-n e familjes Kardashian “Keeping up with the Kardashians” ndërsa po afrohet data e premierës.

Kris Jenner ndau një vështrim të një episodi ku rivaliteti mes motrave Kim dhe Kourtney arrin kulmin.

Në klipin dramatik, Kourtney shfaqet duke nisur sherrin e para pasi gjuan me një shishe Kim-in. Më pas ajo ngrihet për ta shtyrë atë tutje, dhe këtu gjërat bëhen më tragjike.

Kim ngrihet dhe grushton të motrën duke i thënë “Mos eja më ashtu te unë”.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi të gjithë këtë zënkë, por Kourtney, 40 vjeç, duket se provokon Kim-in, 39 vjeç, duke i hedhur sipër shishen me ujë kokosi përpara se ta pyeste: “Nuk ke asgjë për të thënë?”

Sezoni i 18 i “Keeping Up With The Kardashians” do ta ketë premierën më 26 mars.

Disa fansa janë befasuar kur shohin se Kourtney është ende në reality show, pasi hoqi dorë me pretekstin se nuk do që të filmojë jetën e saj personale.

Në fillim të këtij muaji, Kim foli me avokaten Laura Wasser dhe bëri shaka duke thënë se mund të ketë nevojë për avokat pasi gjërat bëhen “pak të dhunshme” me motrën e saj në episodin e parë të sezonit 18.

Të këshilluara

Mer fund romanca e Rita Orës

Rita Ora dhe Rafferty Law  i kanë dhënë fund romancës së tyre, pas tre muajsh lidhjeje. Këngëtarja dhe djali i aktorit të njohur, Jude Law, u vunë re së bash...

09:32

Jlo krijon sfidën më të re në instagram

Jennifer Lopez publikoi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një foto ku shfaqej me bikini dhe në të shkruante “E relaksuar dhe plot energji”, duke na treguar dhe ...

19:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI