Flash

Modelja pranon lidhjen me Robert Berishën: Të dua përgjithmonë (FOTO)

Lapsi.al 26 February 2020
Modelja pranon lidhjen me Robert Berishën: Të dua

Fill pas ndarjes nga Nora, Robert Berisha u përfol në media për një lidhje me një modele nga Kosova. Lajmet i përforcuan edhe më më shumë disa foto të shkrepura në pushimet e tyre në Turqi. Këngëtari i mohoi kategorikisht lajmet asokohe dhe deklaroi se me vajzën në fjalë e lidhnin vetëm projektet.

“Vajza në foto, Jessica Kadiu, është 21 vjeçe dhe shoqe e grupit. Ka ardhur për të marrë pjesë në projektet tona. Nëse unë pi kafe me ndonjë kolege, ose dikë të familjes, me tezen, nuk do të thotë se jam i lidhur me tezen.”-shpjegonte Roberti dhe ishte deri diku i besueshëm për sa kohë nuk u diskutua më si çështje.

Sigurisht, deri sot, kur krejt papritur Jessica Kadiu ka vendosur të tregojë çdo gjë rreth marrëdhënies së saj me Robertin, sepse siç thotë ajo është lodhur duke i mbajtur sekret. Modelja pranon se ka qenë në një lidhje me këngëtarin, por sqaron se nuk është ajo shkaktarja e ndarjes me Norën. “Po, është e vërtetë që kam qenë në një marrëdhënie me Robert Berishën, nuk e kuptoj pse gjërat duhet të fshihen a thua se po bënim ndonjë krim. Personalisht mendoj se ka një ndryshim të madh mes të mbajturit gjërat private dhe të mbajturit sekret. Jam dakord që marrëdhëniet të mbahen private, por s’mund të jem me dikë që po më mban sekret. Njerëzit do të gjykojnë gjithmonë dhe do ta gjejnë dikë për ta fajësuar. Nuk mund ta ndalosh. Figurat publike kanë nevojë për dashuri gjithashtu, edhe ata bëjnë gabime si gjithë të tjerët. Një jetë kemi. E nesërmja nuk dihet, ndaj s’mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta e kam gabim, por s’më intereson. Të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Unë jam ajo që jam dhe s’kam asgjë për të fshehur. Robert, faleminderit për të gjithë dashurinë që më ke dhënë këtë vit dhe do të doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. kjo mënyrë jetese shkatërron kaq shumë gjëra. Shpresoj që një ditë gjërat të ndryshojnë dhe të jemi sërish bashkë. Të dua sot e përgjithmonë.

Të këshilluara

Samanta Karavella flet për jetën private

Samanta Karavella rrallëherë flet për jetën e saj private, për të mos thënë asnjëherë, por sërish është nën lupën e mediave rozë pas çdo bashkëpunimi në muzikë....

14:46

7 filma horror që s'duhen humbur (VIDEO)

Hereditary (2018), regjia nga Ari Aster Kur matriarkja e familjes Graham ndahet nga jeta, vajza e saj dhe nipërit nisin të zbardhin sekrete të errëta mbi të ...

14:52

Aimee Duffy tregon për natën e përdhunimit

Aimee Duffy, këngëtarja nga Uellsi e njohur si Duffy që u largua nga jeta publike pas publikimit të albumit të suksesshëm "Rockferry," tha se është droguar, mar...

14:13

Plas sherri në familjen Kardashian

Një episod i dhunshëm na pret në reality show-n e familjes Kardashian “Keeping up with the Kardashians” ndërsa po afrohet data e premierës. Kris Jenner ndau ...

12:54

Mer fund romanca e Rita Orës

Rita Ora dhe Rafferty Law  i kanë dhënë fund romancës së tyre, pas tre muajsh lidhjeje. Këngëtarja dhe djali i aktorit të njohur, Jude Law, u vunë re së bash...

09:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI