Flash

Maria Sharapova i thotë lamtumirë tenisit

Lapsi.al 26 February 2020
Maria Sharapova i thotë lamtumirë tenisit

Tenistja me famë botërore, Maria Sharapova, ka njoftuar tërheqjen e saj nga tenisi në moshën 32-vjeçare. Numri 1 i tenisit në botë ka vuajtur prej disa kohësh nga probleme kronike në shpatullën e saj, që e kanë detyruar të renditet në vendin e 373 në tenis. Për këtë arsye, ajo ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga sporti i saj i preferuar, duke treguar se ky ka qenë një vendim jashtëzakonisht i vështirë për të.

Në një rrëfim për “Vanity Fair” ajo shprehet:

“Si mund të lësh pas të vetmen jetë që ke njohur? Si mund të ecësh larg fushave ku je stërvitur që kur ke qenë fëmijë, larg lojës që të pëlqen, që të ka sjellë lot dhe gëzime të papërshkrueshme? Një sport ku gjete një familje, së bashku me fansat që të kanë ndjekur për më shumë se 28 vjet?”

Në moshën 17-vjeçare, Sharapova mposhti në tenis kampionen Serena Williams, e cila ishte numri 1 në botë i këtij sporti.

Të këshilluara

Pejxhi Miller, vajza që jeton si bebe (FOTO)

Një grua shpenzon 230 paundë në muaj për pelena, për të mbajtur stilin e saj të jetës si një bebe. Pejxhi Miller e fillon çdo ditë duke u zgjuar në djepin e ...

16:07

Samanta Karavella flet për jetën private

Samanta Karavella rrallëherë flet për jetën e saj private, për të mos thënë asnjëherë, por sërish është nën lupën e mediave rozë pas çdo bashkëpunimi në muzikë....

14:46

7 filma horror që s'duhen humbur (VIDEO)

Hereditary (2018), regjia nga Ari Aster Kur matriarkja e familjes Graham ndahet nga jeta, vajza e saj dhe nipërit nisin të zbardhin sekrete të errëta mbi të ...

14:52

Aimee Duffy tregon për natën e përdhunimit

Aimee Duffy, këngëtarja nga Uellsi e njohur si Duffy që u largua nga jeta publike pas publikimit të albumit të suksesshëm "Rockferry," tha se është droguar, mar...

14:13

Plas sherri në familjen Kardashian

Një episod i dhunshëm na pret në reality show-n e familjes Kardashian “Keeping up with the Kardashians” ndërsa po afrohet data e premierës. Kris Jenner ndau ...

12:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI